E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nano e detyroi Ramen te hynte ne zgjedhje

Kryeministri Sali Berisha i njohu dje ish-kreut te PS-se Fatos Nano kontributin qe arriti te fuste Edi Ramen ne garen elektorale te zgjedhjeve te kaluara. Berisha beri te ditur se kryetari socialist kishte deklaruar pak kohe para zhvillimit te zgjedhjeve te 28 qershorit se do ti bojkotonte per te cuar vendin drejt nje krize politike. Por - tha Berisha - ishte z. Nano ai qe beri te mundur qe PS-ja te hynte ne zgjedhje por duke kritikuar qendrimin e Rames pas zgjedhjeve. Sipas Berishes ai nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve pasi vetem ne kete menyre do te mund te qendronte ne krye te PS-se ne te kundert ai do te largohej gje te cilen e kishte deklaruar me pare nese humbiste zgjedhjet parlamentare. Berisha e akuzoi ate per krijimin e krizes artificiale duke e mbajtur grupin parlamentar te PS-se jashte dyerve te Parlamentit per muaj me radhe ndersa me pas i futi ne greve urie qe te bllokonte liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›