Meta ne Gjakove Raporti i Martyt antishqiptar
Zv.kryeministri Ilir Meta njeheresh edhe minister i Ekonomise e cilesoi dje raportin e Dick Martyt me akuza ndaj Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci si nje artikulim te mirefillte antishqiptar.
Por nga Gjakova Ilir Meta njoftoi se Shqiperia do te nise nje fushate per cmontimin e ketij raporti. Shqiperia ka filluar dhe do te vazhdoje me intensitet nje fushate nderkombetare e cila synon cmontimin jo vetem te ketij raporti - tha z. Meta. Ai zhvilloi dje ne komunen e Gjakoves ne Kosove nje vizite zyrtare. Sipas Metes nje raport i tille si ai i Dick Martyt apo edhe pretendime te tilla te ngjashme frymezohen nga qarqe qe jane kunder pavaresise se Kosoves. Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta zhvilloi dje nje vizite zyrtare ne Gjakove ku u prit nga kryetari i komunes se Gjakoves z. Pal Lekaj. Zv.kryeministri Meta falenderoi kryetarin e komunes se Gjakoves per ndihmen e dhene per banoret e Shkodres dhe Nenshkodres te cilet u preken nga fatkeqesia natyrore e permbytjeve. Zv.kryeministri dhe ministri i METE zhvilloi takime edhe me kryetaret e komunave te Decanit Ferizajt dhe Junikut. Z. Meta shprehu falenderimet dhe vleresimet me te larta per kontributin qe ata dhane ne ndihme te banoreve te prekur nga situata e permbytjeve ne veri te Shqiperise. Z. Meta u takua edhe me biznesmene vendas te cilet kane kontribuar me ndihmat e tyre per zonat e permbytura ne Shkoder dhe u ka shprehur falenderimet e perzemerta. Pas takimit me kryetarin e komunes se Gjakoves zv.kryeministri z. Meta iu pergjigj interesit te medias lidhur me raportin e eurodeputetit Dick Marty dhe u shpreh se ky raport eshte nje frymezim antishqiptar i atyre qe asnjehere nuk jane pajtuar me integrimin e Kosoves dhe Shqiperise. Absolutisht raporti i Dick Martyt eshte nje frymezim antishqiptar per llogari te atyre qarqeve qe asnjehere nuk jane pajtuar me pavaresine e Kosoves qe nuk jane pajtuar me integrimin e Kosoves dhe Shqiperise ne rrjedhat euroatlantike. Pa dyshim ne hedhim poshte me perbuzje kete raport te bazuar mbi halucinacione trillime dhe fiksime aspak te faktuara. Nuk eshte hera e pare qe qarqe te tilla nacionaliste ekstremiste ne Serbi frymezojne sulme te tilla ndaj Kosoves e Shqiperise. Jane ato qarqe qe jane te lidhura me pergjegjesine e atij gjenocidi qe ndodhi ne Kosove ne Bosnje ne gjithe Ballkanin pra jane pasuesit e politikes se Sllobodan Milloshevicit - u shpreh z. Meta. Sipas Zv.kryeministrit Meta raporti ne fjale eshte edhe kunder luftes se drejte qe beri populli i Kosoves per lirine e tij dhe njekohesisht kunder afirmimit te Shqiperise si nje vend plotesisht i devotshem i komunitetit euroatlantik qe ploteson te gjitha detyrimet e veta. Ato qarqe antishqiptare dhe antiperendimore kerkojne te demtojne nje nga arritjet me te rendesishme te dekades se fundit qe eshte nje Kosove e lire dhe demokratike nje Kosove qe eshte nje shtet i lire qe po tregon se funksionon perkunder atij gjenocidi te pashembullt qe ndodhi ketu para 10 vjeteve - tha z. Meta.