E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet pas tetë vjetësh humbja e të riut

Një familje nga fshati Pac i Komunës Lekbibaj të rrethit të Tropojës ka denoncuar në polici humbjen e djalit të saj pas 8 vitesh mungesë. Lazër Palhykaj, babai 67 vjeç, ka thënë në Komisariatin e Tropojës se denoncon humbjen e të birit Ylli Palhykaj, aktualisht 27 vjeç, i cili kishte dalë nga shtëpia që para 8 vitesh. "Ne e kemi ditur se ishte nisur për Greqi në mars të vitit 2000, por prej asaj kohe nuk dimë asgjë për të, nuk e dimë a është gjallë apo ka vdekur", ka thënë në polici babai Palhykaj nga fshati Pac, duke shtuar se për shumë kohë e kishte mbajtur shpresa se mos ndoshta nuk do të identifikohet. "Shumë emigrantë që ktheheshin na thoshin se ndoshta ka ndërruar emër", thotë babai i shqetësuar. Ai ka pranuar gjithashtu se e kishte kërkuar të birin vite më herët, por nuk ishte kujtuar ta denonconte si të humbur. Në Tropojë, Palhykaj nuk është vetmi që kërkon të birin. Që nga vitet ‘90, sipas informacioneve të policisë, ka një numër të rinjsh, të cilët prej shumë vitesh "nuk janë bërë të gjallë", duke lënë në pritje të pafundme njerëzit e tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›