Shkodër, katër orë rrugë për të marrë një certifikatë
Banorët e Komunës së thellë malore të Temalit, që nga muaji janar nuk mund të pajisen me certifikata. Kjo komunë, që nga momenti i riorganizimit të zyrave të gjendjes civile ka kaluar në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe për shkak të largësisë tepër të madhe banorët e kanë shumë të vështirë të marrin certifikatat. Komuna Temal është Komunë e Qarkut Shkodër në varësi të Bashkisë së Vaut të Dejës dhe është në kufi mes Tropojës, Pukës dhe Shllakut.
Kjo largësi e madhe bën që nga banorët e zonës të jetë i pamundur udhëtimi deri në katër orë me makinë për të marrë një certifikatë. Shqetësim tjetër është edhe shpenzimi që bëhet për të marrë dokumentin e identifikimit. Kështu, nëse në certifikata kushton vetëm 50 lekë të vjetër, banorëve të Komunës Temal, duke futur shpenzimin e udhëtimit certifikata kap vlerën e 20 mijë lekëve të vjetër. Në të tilla kushte janë rreth 2500 banorë të kësaj komune banorët e së cilës në disa fshatra përveçse të udhëtojnë disa orë në këmbë, duhet të marrin edhe tragetin e linjës Fierzë - Koman për të mbërritur te zyrat e gjendjes civile. Për shkak të pamundësisë së pajisjes me certifikata, shumë familje kanë mbetur pa marrë edhe ndihmën ekonomike.
Sipas drejtuesve të Komunës Temal, janë 500 familje që nuk marrin ndihmën ekonomike prej janarit të këtij viti. Familjet në fjalë, të cilat jetojnë mes maleve pa asnjë të ardhur, aktualisht po kalojnë një situatë kritike, duke diskutuar deri edhe bukën e gojës. Duke folur për gazetën, kryetari i Komunës Temal, Mark Zhuri, thotë se "ka pesë muaj që familjet e Komunës Temal nuk marrin ndihmë ekonomike. Shkak është pamundësia e tërheqjes së certifikatës. Në bazë të ligjeve për vitin 2008 nuk mund të bëhet rinovim dokumentesh për ndihmë ekonomike pa marrë në gjendje civile një certifikatë të freskët". Sipas kryekomunarit të Temalit, janë bërë të gjitha veprimet për të gjetur zgjidhjen, por deri tani asgjë nuk është arritur. Komuna drejtohet nga socialistët dhe banorët e shikojnë problemin e certifikatave si një formë diskriminimi për shkak të bindjeve politike.