E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikanabisi, korren 16 parcela me 6 mije rrenje

Policia e Tepelenes dhe Shkodres asgjesojne 16 parcela me hashash, me rreth 6 mije rrenje kanabis. Pjesa me e madhe e droges eshte korrur ne Veri te vendit, pas nje aksioni nje javor. Policia e Shkodres, me ndihmen e FNSH-ve, kane zbarkuar ne zonat malore te fshatrave Mazrek dhe Shpor te komunes Gur i Zi. Brenda pak oresh, eshte asgjesuar nje siperfaqe e madhe e ndare ne 15 parcela, dhe jane korrur gjithsej 5826 bime narkotike kanabis sativa. Policia e Gjirokastres njoftoi se ne fshatin Nivice, ne vendin e quajtur "Perroi i Gjonushit", u evidentua nje parcele e hapur rishtas per te kultivuar bime narkotike, ku u korren 203 rrenje bime te dyshuara si kanabis sativa. Terreni ku ishte mbjelle narkotiku ka qene malor, ndersa ende nuk ka nje te ndaluar. Operacionet per antikanabisin po kryhen pothuajse ne te gjitha qarqet e vendit, me qellim asgjesimin ne fazen e pjekjes dhe korrjes.

R. Ll/B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›