Denoncon trafikimin e vajzës, nën hetim i akuzuari
01/05/2009 Ngjarja 12 vjet më parë
BERAT- Pas 12 vjetësh nëna e një vajze të trafikuar vendos të ngrejë akuzë ndaj një shtetasi, i cili i trafikoj vajzën për prostitucion në shtetin italian. Ngjarja e denoncimit ka ndodhur këto ditë kur nënë e të trafikuarës është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë ku ka marrë kontakt me punonjës të këtij organi duke thënë se kërkon arrestimin e shtetasit që i përdori vajzën për qëllime prostitucioni që në vitin 1996. T. Gj. ka treguar të gjithë ngjarjen e vajzës së saj që trafikanti që ka akuzuar i ka premtuar martesë, por pasi e ka marrë në Itali e ka nxjerrë në rrugë. Ndërkohë që policia pas denoncimit ka deklaruar nisjen e hetimeve në gjendje të lirë ndaj të akuzuarit. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se disa ditë më parë në sektorin e trafiqeve ka mbërritur denoncimi ndaj Altin G., 31 vjeç, banor i lagjes “Kushtrim”. Ka qenë shtetasja me inicialet T, Gj, banore e këtij qyteti, e cila më 27. 04. 2009 ka ngritur denoncimin ndaj Gegës duke e akuzuar atë për trafikim e vajzës së saj R. K, 29 vjeçe. Sipas denoncimit gjatë një periudhe disa mujore në vitin 1996 vajza në ato vite vetëm 16 vjeçe është trafikuar në Itali prej të akuzuarit. Ky i fundit pasi i kishte premtuar vajzës fejesë e kishte marrë me vete në Milano ku dhe sipas denoncimit e kishte shfrytëzuar si prostitutë për disa muaj me radhë. Po, sipas denoncimit, vajza pasi arrin të shpëtojë nga trafikimi vendos të vazhdojë të jetojë në Itali, ndërkohë që trafikanti kthehet në këtë qytet. Ditët e fundit nëna e vajzës vendos të denoncojë në polici atë duke kërkuar ndjekjen e kësaj ngjarjeje nga ana e policisë. Sipas burimeve të organit blu, pas marrjes së denoncimit çështja është duke u hetuar, ndërkohë që shtetasi i paditur do të ndiqet në gjendje të lirë. Sipas burimeve të policisë që i referohen nënës që ka bërë denoncimin si provë materiale kundër të akuzuarit janë thëniet e vajzës, e cila pritet të bëj dhe një kallëzim penal për gjithë ngjarjen, si ka nisur dhe si ka përfunduar deri në ndarjen e vajzës. Për këtë ngjarje po mblidhen materiale për të verifikuar të vërtetën mbi ngjarjen.