Dentisti shkon per peshkim, bie ne korrent
Vlore- Deshira per te peshkuar ne lumin e fshatit Llakatund te Vlores i rrezikon jeten nje 32-vjecari te njohur si dentist. Ardian Xh., kishte udhetuar ne fundjave nga Berati ne drejtim te qytetit bregdetar per tek te afermit e tij me qellim peshkimin. Por ndersa mesditen e djeshme ka qene buze lumit duke peshkuar, hedhja e pakujdesshme e grepit ka bere qe te binte ne rryme elektrike duke pesuar djegie te shkalles se trete. Se bashku me te riun kane qene edhe disa miq te tij qe kane pare ngjarjen. Menjehere ata i kane dhene ndihmen e pare duke e derguar fillimisht ne spitalin e Vlores dhe me pas drejt Tiranes. Gjate deshmise se dhene per grupin hetimor, ata deshmuan se dentisti ishte perpjekur te hidhte grepin sa me larg, por aksidentalisht ai kishte prekur ne telat e tensionit te larte. Burime nga urgjenca e spitalit rajonal te Vlores thane se 32-vjecari kishte djegie te shkalles se trete ne trup dhe gjendja e tij eshte kritike. Policia e cilesoi ngjarjen aksidentale dhe po vijon hetimet e metejshme per te zbardhur rrethanat ne te cilat ka ndodhur.
O.Hila
O.Hila