Tritol lokalit te arkitektit
Vlore- Shperthimi i nje sasie te madhe eksplozivi artizanal ka shkaterruar plotesisht nje lokal ne Ujin e Ftohte te Vlores. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ndersa per fat te mire nuk ka pasur deme ne njerez. Ne ate kohe lokali "A Cafe", prone e nje arkitekti te njohur ne kete qytet, ka qene i mbyllur. Por shperthimi i fuqishem ka tronditur pallatin ku eshte vene sasia e eksplozivit dhe banoret kane dale jashte banesave te terrorizuar. Policia e Vlores shoqeroi 4 te dyshuar per ngjarjen, por nuk beri te mundur ndalime. Pronari i lokalit ka deshmuar se nuk kishte emra te dyshuarish, pasi nuk ka pasur konflikte. Por ai ka dhene si pista konkurrencen dhe shenjestren e gabuar te autoreve.
Sasia e eksplozivit artizanal eshte vendosur ne katin e pare te nje pallati te sapondertuar ne zonen e Skeles. Te tmerruar nga zhurma dhe ne panik, banoret kane dale per te pare se cfare kishte ndodhur, duke lajmeruar ne te njejten kohe dhe forcat e policise te komisariatit te Vlores, te cilet kane mberritur ne vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore. Ekspertet e krimeve konstatuan se behej fjale per nje perzierje lendesh luftarake dhe jo per tritol. Shperthimi kishte shkaterruar gjithcka ne vitrinen e lokalit "A Cafe" dhe ne pjesen e brendshme te tij. Ambienti ishte ne pronesi te nje arkitekti te njohur ne qytetin e Vlores, i cili ka dhene menjehere versionin e tij rreth krimit te ndodhur. Nga hetimet paraprake eshte konstatuar se sasia e eksplozivit eshte vendosur prane deres se lokalit dhe per shkak te fuqise me te vogel se tritoli ka sjelle vetem deme materiale ne lokal. Burime zyrtare thane se nese kjo sasi do te ishte tritol apo dinamit, pasojat mund te ishin me te renda.
Ne vendngjarje u konstatuan edhe demtime te disa mjeteve te parkuara prane lokalit. Pronari eshte shprehur se, "nuk kam asnje dyshim per autoret e vendosjes se lendes plasese, por dyshoj se mund te jete shkaktuar nga adoleshente per arsye qe nuk i di, ose kane ngaterruar adrese". Nje nga pistat qe po heton policia eshte edhe ajo e konkurrences.