E Diel, 1 Nëntor 2026

Denzel Washington I buzeqesh botes ashtu sic ben ajo me mua

Denzel Washington ka llogaritur se ne jete nese do te jetoj deri ne 80 vjec ka rreth 30 mije dite qe ka vendosur te mos i kaloje duke u merzitur apo mbajtur inat. Motoja e tij eshte e thjeshte nje fjale e embel mund te ndryshoje diten

Nese ka njeri qe di te impresionoje me bisedat e tij ai eshte Denzel Washington. Zeri dhe e qeshura e tij degjohen qe larg ne korridor ndersa e presin ne hotelin ku ka caktuar oren dhe daten e intervistes. Sapo hyn nis nga batutat e tij te zakonshme duke i bere te gjithe te shkrihen ne gaz. Per momentin te duket sikur eshte duke u ushtruar per ndonje rol komik qe mund te jete duke luajtur. Por jo e verteta eshte se eshte ne humor te mire ashtu sic thote se i ndodh shume here gjate dites. Shpesh ky aktor eshte kritikuar se eshte gjithmone shume i prere i sigurt ne vetvete ne ate qe ben dhe shume i vendosur. Megjithate nuk arrin te qendroje ulur ne karrige leviz shpesh dhe u jep shume rendesi fjaleve qe thote. Duket ne forme te shkelqyer shume me i dobet sesa mund te pritej pas rolit tek Unstoppable filmi i drejtuar nga Tony Scott qe ka dale ne kinemate europiane vetem prej pak ditesh. I bazuar ne fakte qe kane ndodhur realisht eshte historia plot adrenaline e dy njerezve guximtare qe evitojne nje katastrofe duke hipur ne nje tren plot eksploziv qe kishte mbetur pa drejtues. Kur e pyet se si vazhdon te luaje akoma keta filma qe kerkojne shume energji pergjigjet pa hezituar sepse une e dashuroj kinemane. Teksa le menjane shakate Washington thote se ka deshire te flase per domethenien e vertete te parave per etiken e punes dhe suksesin e jetes. Shpesh humb fillin e bisedes duke qene se deshiron te tregoje me detaje disa nga eksperiencat me te bukura te jetes.

Ju duhet te jepni shume intervista cfare mendon per kete aspekt te punes suaj si aktor

Ekziston ndonje gje me e mire apo me e keqe se parate Intervistat jane pjese e punes ndaj skemi cte bejme. Eumlshte bota e show-t biznesit. Ndoshta duhet ti nderrojme vendet e te themi biznesi i show-t sepse pa para spektakli nuk mund te garantohet.

Por ju keni studiuar Gazetari dhe tani mund te ishit gazetar

Jam diplomuar per Teater dhe Gazetari por per intervistat nuk pergatitem asnjehere. Hipi ne makine shkoj ne hotele luksoze me pamje nga deti flas me gazetaret vetem kaq bej. Nga kjo me vjen ndermend nje ngjarje qe sapo me ka ndodhur e qe reflekton menyren se si mendoj

Po presim te na e tregoni

Po i jepja makines dhe shtepia ime ndodhet ne nje rruge shume te ngushte ku dy makina e kane te veshtire te kaloje njekohesisht. Ishte nje tjeter makine tjeter qe kishte ndaluar e qe bllokonte kalimin. I rashe borise prita por nuk ndodhi asgje. Zbrita iu afrova makines dhe pashe qe ne timon ishte nje grua e shqetesuar dhe e trishtuar. Uli xhamin i buzeqesha dhe nisa ti flas. Pashe qe afer saj ishte nje burre dhe nje femije. Duhej te kishte ndodhur dicka mes tyre. Fola me te e bera te buzeqeshte dhe pastaj u largova. Rruga u hap shpejt dhe gruaja kur u largua me falenderoi.

Fuqia e buzeqeshjes se Denzel Washington

Jo thjesht i thashe dicka pozitive. E cfare do te thoni ju Qe jemi me fat qe jetojme ndaj buzeqesh. Ne fakt nese jetojme te pakten 80 vjet ose 30 mije dite perse duhet te jemi te merzitur Nuk jemi te perjetshem . Une i kam kaluar te 55-at pra me shume se gjysma dhe mendoj se jemi vertet me fat sepse jemi gjalle duhet te buzeqeshim e te shijojme jeten.

Nga lind gjithe ky optimizem

Eumlshte nje mendim qe eshte frymezuar nga meditimet e mia te perditshme.

Cfare lloj meditimi

Lexoj pjese nga Bibla me ze te larte dhe mundohem ti kuptoj dhe ti ndiej. Pastaj bej ushtrime frymemarrjeje dhe kaq. Nga ana tjeter frymemarrja eshte gjeja e pare qe bejme kur vijme ne kete bote dhe mund tia dalim mbane pa gjithcka ne jete po jo pa ajer.

Eumlshte e vertete qe dikur kishit marre ne konsiderate idene per tu bere prift

Pastori i kishes ku shkoja kishte pare tek une disa cilesi qe ndoshta i kisha trasheguar nga babai edhe ai nje pastor. Por nuk e gjej veten ne pozicionin qe i imponon opinionin e tij te tjereve. Me pelqen te ndaj mendimet te them nje fjale te kendshme te perpiqem te jem shume i hapur per te kuptuar jeten e personave te tjere. Kete po. Une qe tani kam para dhe jam i famshem perpiqem ti frymezoj te tjeret dhe te ndaj nje pjese te asaj qe kam.

E perdor kete dhunti edhe kur punon

Patjeter ja cdo te thote te kesh sukses para cmime fame ose me mire te duash ate qe ben ne jete. Ndonjehere merzitem po prape mendohem dhe vleresoj se cfare kam marre nga puna dhe nga jeta.

Flasim pak per punen dhe parate jane tema te pranishme edhe ne film apo jo

Sigurisht. E kam thene kur nisa te punoja ne moshen 11-vjecare ne sallonin e nje berberi. Kujdesesha qe klienti te ishte ulur si duhej i pastroja qimet nga xhaketa i pershendesja perzemersisht. Kam nisur shume shpejt te punoj por edhe tu buzeqesh atyre qe me rrethojne.

Personazhi qe interpretoni ne film pushohet nga puna. Juve ju ka ndodhur kjo gje

Po por jo nga ndonje film por nga nje spektakel. Nuk me kujtohet me saktesi se cfare pune ishte por nuk duhet te kete qene ndonje gje e rendesishme. Pothuajse me perjashtuan edhe nga universiteti kam shpetuar per nje fije.

Ju keni qene nje student model dhe nje sportist shume i zoti. Cfare keni bere gabim

Cfare nuk kam bere do te thosha. Ishte viti i pare ne universitet dhe jam sjelle si te gjithe te rinjte e asaj moshe ne ate situate nuk kisha nota shume te larta dhe me keshilluan qe te kthehesha ne shtepi per gjashte muaj. Ajo pauze me sherbeu per te arsyetuar per te ardhmen. Kur u ktheva iu futa seriozisht mesimit.

Unstoppable eshte nje film aksion qe prek temen e krizes se punetoreve amerikane...

E kemi xhiruar ne zonen e ashtuquajtur Rust Belt mes Oajos Pensilvanise Miciganit dhe Indianes qe dikur ishte shume e industrializuar por qe nga vitet 70 eshte ne krize te thelle eshte plot fabrika te zena ndryshk qe nuk punojne prej andej ka marre edhe emrin. Ne ditet e sotme recesioni ka perkeqesuar gjithcka dhe askush nuk flet me per ate zone dhe per ata persona. Jemi krenare qe folem ne per ta.

Si u pritet nga banoret e ketyre zonave

Beme nje seleksionim prej 50 vetash per disa xhirime por numri i konkurruesve ishte plot 2000. Te gjithe te papune qe donin te punonin te benin cdolloj gjeje qe te mbushnin diten. Askush nuk donte dhurata donte vetem pune. Pastaj pa dashur mendon se jeta ka nje tjeter kuptim dhe ai problemi me makinen qe pengonte kalimin e Bently-t tim kthehet ne problem te dores dyte.

Ashtu eshte...

Gjithsesi po beja shaka. Nuk kam nje makine aq luksoze. Pritja qe na bene ne Ohajo ishte e mrekullueshme. Na mbanin shume mire na jepnin dyfishin e asaj qe kerkonim. Dhe kete e benin jo sepse ishim aktore te famshem por sepse ishim te kenaqur qe dikush ishte atje per tu dhene nje ze dhe nje shprese. Une jam shume i perpikte kur merren me rolet e mia por aty kisha deshire te rrija me njerezit e atij vendi te degjoja problemet e tyre ta ndieja veten si ata.

Ishte nje rol i veshtire si ia dolet

Te vrapoje mbi catine e nje lokomotive ne levizje nuk ishte e thjeshte. Nuk kishe shume kohe per mendime te teperta. Duhet te ishe i perqendruar. Ne moshen time nuk ishte e thjeshte duke marre parasysh faktin se para filmit i kisha lene pas dore ushtrimet fizike. Per me teper me duhej edhe te shendoshesha paksa per nje rol tjeter.

Po ju dukeni me te vertete ne forme...

Jam me humor te mire kur shkoj ne palester.

E ben shpesh

Jo aq sa do te doja.

Ne film provoni te shpetoni nje tren qe mund te hedhe ne ere nje qytet te tere. Kur ishit femije cfare lloji heroi enderroje te ishe

Pa dyshim lojtar i futbollit amerikan. Une nuk ia arrita dot qellimit por djali im i madh John eshte nje profesionist qe luan per St. Louis Rams. Kur e shoh ne televizor bej tifozllek dhe emocionohem shume. Nje here nje miku im qe ishte bashke me mua dhe gruan time me tha Denzel nese jeta eshte embelsire ty te ka qelluar te marresh nje pjese goxha te madhe.

Martesa juaj aq jetegjate eshte nje rast i rralle ne Hollivud...

Ka martesa te lumtura edhe ne Hollivud edhe pse mendja perqendrohet gjithmone tek ato qe jane me probleme dhe qe shkaterrohen. Ne jeten tone ne ecim me modele pozitive. Duam ti rrisim femijet tane te shendetshem dhe te plakemi bashke. E ku ka gje me te bukur ne bote sesa nje familje ne harmoni dhe e gezueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›