Projektbuxheti dhe sfidat reale
Sfidat e ardhshme te ekonomise shqiptare stabilitetit ritmet e rritjes ekonomike dhe politikat social-ekonomike ne kushtet e ekonomise sone nuk do te jene fort te lehta. Gjithmone kemi ngritur zerin fort per nje kujdes te madh ndaj ekonomise ndaj politikave ekonomike qe jo ne pak raste kane krijuar probleme.
Cdo vonese dhe cdo hezitim per reformat e domosdoshme rrit jo pak kostot ekonomike sociale dhe politike. Nje vend te vecante dhe natyrisht kritik dhe jo transparent ka zene dhe diskutimi per cilesine e te dhenave statistikore. Jo rralle kemi degjuar nga mazhoranca per parashikimet e rritjes ekonomike ne nje shkalle 5.5. Por mesa duket nuk jemi skeptike vetem ne opozita per sa i perket ritmeve te rritjes dhe pasojat qe la kriza ne ekonomine e vendit. Gervin Bell shef i misionit te FMN-se per Shqiperine thekson pikerisht shifren e rritjes ekonomike ne masen 3.5 ne vitin 2011 mbi te cilen perllogariten te gjithe treguesit buxhetore qe ka qene arsyeja e mosperputhjes se treguesve te qeverise me ato te FMN-se.
Sfidat ekonomike dhe sociale te vendit tone mund dhe duhen te menaxhohen jo nga politikat rishperndarese te te ardhurave te cilat arrijne ne masen 26-27 nderkohe qe shpenzimet kapin masen 30-32 te PBB te Prodhimit te Brendshem Bruto por nepermjet menaxhimit me te mire te treguesve makroekonomike te cilat cojne ne rritje ekonomike reale.
Ky buxhet i parashikuar sipas te dhenave qe paraqiten nuk ka politika reale ne uljen e borxhit publik duke e mbajtur ate ne nivelin e 60 dhe per pasoje deficiti ne raport me PBB parashikohet te jete i larte.
Pikerisht per kete arsye kalimi i situatave aktuale ekonomike kerkojne ne radhe te pare menaxhimin e rritjes se punesimit.
2. Ne projektbuxhetin e paraqitur duket qarte se nuk ofrohet asnje shifer per rritje punesimi domethene eshte shprehur shume qarte se niveli zyrtar i papunesise arrin vetem shkallen 13.7.
Kjo shifer eshte skandaloze shume e dhimbshme dhe per shume kohe pikerisht kjo rritje e papunesise eshte ne relacion te plote me buxhetin qe na eshte ofruar per vitin 2011.
Kjo sjell per pasoje rritjen e nevojes se qytetareve per tu mbeshtetur nga shteti por nga ana tjeter mundesia e shtetit per ti ndihmuar eshte absolutisht e pamundur pasi mungojne politikat sociale te saj.
Nje gje e tille sjell uljen e fuqise blerese per pasoje
- me pak te ardhura ne buxhetin e qytetareve
- uljen e vleres se krahut te punes
- mbylljen e shume bizneseve.
- pakesimin e derdhjes se te ardhurave ne buxhet nga aktiviteti privat
- mossigurimin shoqeror e shendetesor te qytetareve.
Ne kete analogji duhet te analizojme edhe vleren reale te parase. Cfare ndodh ne fakt sa mundesi ka per te plotesuar nevojen e shportes ... ne periudha te ndryshme cmimet ndryshojne po keshtu edhe vlera e kembimit te lekut me monedhat e huaja eshte e ndryshme.
Kemi degjuar shpeshhere te thuhet per qeveri ne diete te thjeshte e vogel hellip e te tjera si keto. Gjithkush e kupton fare mire se niveli i te ardhurave ne buxhet asnjehere nuk te con te koncepti per nje qeveri te vogel dhe ne diete kur niveli i te ardhurave arrin ne masen 27.
Konkluzioni eshte i qarte se qeveria ka deshtuar ne mbledhjen e te ardhurave si rezultat i politikave te gabuara ekonomike dhe per kete ne jo pak raste opozita e ka ngritur zerin.
3. Ne gjykojme se jane reduktuar dukshem burimet ne dispozicion te qeverise per te siguruar te ardhura si rezultat i deshtimeve ne perpjekje per te siguruar burimet e nevojshme.
Prandaj qeveria ka gjetur si zgjidhje te vetme shkurtimin gjithnje e me teper te shpenzimeve ne sektore prioritare te ekonomise. Ne fakt kurre nuk mund te konsiderohet si sukses nje arritje e tille.
Kur qeveria paraqiti buxhetin e vitit 2010 opozita paralajmeroi per euforine e pabazuar te mazhorances.
Kjo gje u vertetua ne mes te vitit kur buxhetit te paraqitur nga qeveria iu bene shkurtime drastike gati 300 milione ne sektore prioritare atij te ekonomise arsimit dhe shendetesise.
Per vitin 2010 investimet publike ne arsim dhe shendetesi u shkurtuan ne masen 50-60.
Kush e mban pergjegjesine per kete papergjegjshmerine e kesaj qeverie
Ku nuk ka investim nuk ka zhvillim.
Kur flasim per buxhetin e nje shteti natyrshem flasim dhe per deficitin dhe per borxhin por ne te njejten kohe dhe per kostot e tyre.
Ne momentin kur flasim se sa paguajne shqiptaret nuk flasim vetem sa mbledh buxheti por flasim edhe per raportin qe ka deficiti me borxhin. Duke e pare ne konceptin baze fiskal ky borxh por edhe deficiti eshte per tu paguar ne nje kohe te dyte dhe padyshim eshte nje fature perdite ne rritje qe shqiptaret duhet te paguajne.
Per deri sa te ardhurat qe ka mbledhur qeveria kapin masen 27 ndersa shpenzimet kapin masen 32 kemi detyrimisht nje rritje te kostos se borxhit.
4. Rritja ekonomike gjate viteve te tranzicionit ka qene ne ulje prandaj edhe niveli i deficitit dhe i borxhit jane te medha.
Borxhit te vitit 2009 i jane fshehur miliarda leke te cilat kane ardhur si rezultat i mospagesave nga buxheti i shtetit per kompanite private qe kryen investime elektorale. Kjo shifer eshte jo me pak se 6-10 miliarde leke. Kjo ka krijuar shume probleme edhe per sa i perket falimentimit te firmave private rritjes se numrit te te papuneve uljes se te ardhurave etj.
Jo ne pak raste keto firma per te vijuar aktivitetin jane detyruar te marrin kredi gje qe ka sjelle rritjen e kredive te keqija ne banka. Prandaj keto te fundit paraqiten veshtiresi ne dhenien e kredise dhe rriten koston e saj.
Borxhi publik eshte rritur dhe per faktin se qeveria bllokoi rimbursimin e TVSH-se e cila kap shifren 7.2 miliarde leke TVSH e rimbursueshme dhe 2.3 miliarde leke qe do te vijne si detyrim. Ne keto kushte qeveria rriti abuzivitetin me taksat dhe tatimet por nuk e shmangu dot pjesen e fshehte te deficitit.
Qeveria vazhdon te mos respektoje disa vendime te Gjykates Kushtetuese per ish-ushtaraket e FA dhe ish-punonjesit e Policise se Shtetit.
Qeveria vazhdon te mos kompensoje ish-pronaret duke e mbartur kete kosto per me vone dhe duke e zmadhuar faturen financiare qe dikur do te paguhen nga buxheti i shtetit. Natyrisht te gjitha keto futen ne borxhin e brendshem te buxhetit.
Ne qofte se borxhi publik tani eshte 3000 per fryme pritet qe ne vitin 2013 ky borxh te shkoje 3165 per fryme. Vendi yne rrezikohet qe interesat e borxhit te jene te barabarta me vleren totale te investimeve publike. Kjo eshte shume shqetesuese per stabilitetin e financave publike dhe ky shqetesim eshte jo vetem per nivelin e borxhit por edhe per koston e tij.
Ne te gjitha vendet e tjera qe kane keto probleme aktoret e politikes se majte apo te djathte pa dallim perkatesish politike gjejne rruget e mundshme se si mund te menaxhohet nje krize dhe si mund shpetohet vendi nga perkeqesimi i situates ekonomike.
Ata kane dale para publikut kane pranuar qe vendi ndodhet ne situate te veshtire ekonomike dhe gjithkush eshte i detyruar te jete i kujdesshem ne shpenzimet buxhetore.
Padyshim kete gje nuk mund ta bejne dhe ta pranojne Sali Berisha dhe Ridvan Bode pasi ata njohin vetem suksese edhe pse niveli i ulet i jeteses eshte ulur kembekryq ne vatren e shumices se shqiptareve. Sigurisht per ata qytetare qe nuk jane pjese e krimit dhe korrupsionit te kesaj qeverie qe drejton me vota te vjedhura vendin.
A mund te pretendosh per nje rritje ekonomike ne nivelin 5.5 kur shifrat qe paraqiten ne projektbuxhetin e vitit 2011 ne terma reale jane me te vogla se ato te buxhetit fillestar te vitit 2010
Per me teper le ta gjykojne vete shqiptaret