Haiti plaga e hapur e Karaibeve
Dhjete muaj nga termeti qe vrau 230 mije njerez ishulli eshte shnderruar tani ne viktime te nje mallkimi te ri kolera. Per organizatat joqeveritare nese nuk do te nderhyje shteti rrezikohet nje katastrofe humanitare e paprecedente ne planet. Por bota nuk ka veshe qe te degjoje dhe te njejtin qendrim mbajne edhe haitianet me te pasur qe jane perqendruar vetem te zgjedhjet e ardhshme presidenciale
David Robinson eshte 4 vjec dhe e ka shume te veshtire te thote emrin e vet. Syte i ka te medhenj dhe te trishte si te atyre qenieve qe kane mesuar shume shpejt se sa e veshtire dhe shpesh e pameshirshme eshte kjo jete. Ai jeton ne nje mizerje te pashprese. Femija i vogel vuan nga kolera dhe eshte nje nga shume femijet dhe te rriturit qe luftojne perdite me vdekjen ne kete ferr te tokes qe quhet HAITI.
David ka ardhur dy dite me pare shpjegon infermierja nje haitiane edhe ajo qe punon pa orar per tu ndodhur prane te semureve te shumte qe vijne perdite ne spital. Ne fakt as per spital nuk behet fjale por per tenda te medha qe jane ngritur per te pritur te prekurit nga epidemia e madhe. Pjesa me e madhe e te prekurve jane femije te vegjel dhe adoleshente. Mjeket pa Kufi j po kontribuojne qe te qetesojne situaten dhe te presin ne tenda te semuret. Davidin e solli ne tende e ema. Eumlshte nje rast kur semundja ka avancuar shume dhe femija po kalon ore me te vertete te veshtira ne luften per mbijetese. Ne kete fushe me tenda ka 24 syresh. Ne disa strehohen dhe mjekohen te sapoardhurit ne disa te tjera ndodhen ata qe jane ne gjendje te rende shendetesore por qe kane ende nje fi je shprese ndersa ne tendat e fundit ndodhen ata qe e kane humbur betejen me jeten dhe jane ne oret e fundit te luftes me vdekjen qe tashme mund ti quaje te sajte.
Dhe situata rendohet nga dita ne dite. Cdo dite vijne dhjetera te semure disa ne gjendjen fi llestare te koleres te tjere me te agravuar. Brenda tendave pritese i vetmi formalitet qe kryhet eshte ai i larjes se duarve nderkohe qe nje vullnetar ua ben kepucet me klor te sapoardhurve. Keto jane masat minimale qe merren per te hyre ne tenda. Ne tenden numer 8 ndodhet nje zonje e moshuar e cila eshte e zhveshur nga mesi e poshte. Ne kete dhome ajo eshte e vetmja ne gjendje per te folur. Ia kane hequr serumin dhe tani ia del qe te pije nga shishja qe ka prane shtratit. Vij nga Qyteti i Diellit qe eshte edhe periferia me e frikshme dhe me e trishtuar e kryeqytetit Port Au Prince. Ka tri dite qe ndodhem ketu. Fillimisht isha ne gjendje shume te rende. Kisha nje diarre shkaterruese dhe isha pa fuqi. Mendova se me kishte ardhur fundi. Per fat me sollen ketu edhe pse tani jam me mire kam frike se semundja mund te me rikthehet dhe mbi te gjitha kam frike per familjen time qe e lashe ne gjendje shume te rende. Lus Zotin qe ti ndihmoje. Qeveria nuk ben asgje. Ku jane ndihmat qe na premtuan pas termetit Ne zonen ku jetoj une pime uje neper kanale hame ushqime te palara dhe te pagatuara dhe jetojme ne kushte shume te renda sanitare.
Epidemia eshte duke u perhapur cdo dite dhe numrat zyrtare te nxjerre nga qeveria 1576 te vdekur 60 mije te infektuar jane shume larg te vertetes. Fati i kesaj pjese te ishullit te Karaibeve qe ndodhet pak kilometra larg Republikes Domenikane ku pasardhesit e sklleverve u rebeluan duket se eshte perfshire nga nje mallkim i pafund. Pas termetit te tmerrshem te janarit te kaluar dhe qindra mijera viktimave te shkaktuara nga termeti vetem gjate dy muajve te fundit Haiti eshte sulmuar ne menyre te vazhdueshme nga rreshqitjet e tokes uraganet epidemite. Tanime ne fund por jo e fundit eshte kolera me e tmerrshmja nga te gjitha. Kolera nuk ishte shfaqur ne ishull qe prej nje shekulli dhe qeveria dhe te gjitha strukturat shteterore jane te paafta qe ta ndalin dhe te bejne gje per popullsine qe vuan ferrin.
Ne linjen e pare te luftes jane vullnetaret mjeke te huaj dhe organizata qe po perpiqen te mbajne situaten nen kontroll dhe pse gjithcka eshte shume e veshtire. Ne tendat e ngritura prej tyre jane shtruar 90 e te semureve. Sipas drejtuesve te ketyre organizatave as OKB as qeveria nuk kane as idene me te vogel te asaj qe po ndodh ne te vertete ne tendat e mbushura me te semure dhe njerez qe vuajne. Pas termetit te dhenat per demet e shkaktuara dhe viktimat ishin me te sakta ndersa ne rastin e malaries jane ne kaos total dhe ne nje rremuje te paimagjinueshme. Pas termetit pati edhe nje pergjigje deri diku te mire te komunitetit nderkombetar ndaj Haitit ndersa tani vendi eshte braktisur teresisht dhe gjithcka eshte lene ne duart e fatit. Sipas disave prej perfaqesuesve te shoqatave te ndihmave mungesa e fondeve qe nxirret si pretekst nga qeveria nuk eshte e vertete sepse Haiti ndryshe mund te quhet edhe Republika e OJQ-ve.
Ky vend eshte lene ne duar te shoqatave qe te vetme nuk mund te bejne shume. Strukturat e shtetit jane te domosdoshme por ato nuk ekzistojne dhe keshtu te gjitha gjerat duhen bere sikur keta njerez te jetonin ne nje xhungel pa zot. Ne pjesen e prekur te ishullit nga malaria jane ngritur shume tenda te gjitha te stermbushura me njerez dhe me kushte jo te mira. Nese do te vazhdohet me kete braktisje te madhe 400 mije persona rrezikojne qe te infektohen gjate 2 muajve te ardhshem dhe ne nje rast te tille viktimat e janarit te vitit te ardhshem qe do te shkaktoheshin nga kolera do te ishin me te medha se viktimat e shkaktuara janarin e ketij viti nga termeti.
Nderkohe shifrat qe jep qeveria jane jashtezakonisht te vogla dhe qesharake per kerdine qe po ndodh ne te vertete. Kombet e Bashkuara deri me tani kane marre vetem 10 te shumes prej 164 milione dollaresh qe iu premtua Haitit per luften kunder koleres. Ne kete vend mungojne ne radhe te pare mjeket dhe infermieret pra personeli i specializuar qe mund te asistoje profesionalisht te prekurit dhe mbi te gjitha mungojne edhe hapat per dezinfektimin e ujit. Nese do te besh nje xhiro neper kryeqytet ajo qe do te te godiste me shume eshte mungesa e ndergjegjesimit e te mos menduarit se nese nuk do te nderhyhet ne kohen e duhur pra menjehere Haiti mund te shnderrohet ne fatkeqesine njerezore me te madhe se ajo qe u shkaktua pas termetit. Dje ne vend jane mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe haitianet qe kane nje peshe ne kete vend te pasurit dhe ata qe ia hedhin mire jetes ne kete vend jashtezakonisht te varfer jane te interesuar vetem per kryerjen e ketyre zgjedhjeve kesaj farse elektorale qe nuk pritet qe ne turin e pare te sjelle nje emer te sigurt per kreun e shtetit dhe qe ne radhe te pare ka lene ne hije problemet e verteta dhe te renda te vendit te nje vendi qe ndodhet ne prag te asgjesimit fizik.
Per te kuptuar se ne cmenyre autoritetet perballen me urgjencen e shkaktuar nga perhapja e koleres mjafton qe te shkosh ne spitalin qendror pak hapa larg rrenojave te pallatit presidencial ku kaskat blu te Kombeve te Bashkuara bejne nje jete te qete pa e care koken per ate qe ndodh rrotull tyre. Madje vendasit akuzojne pikerisht keta trupa nepalezet per saktesi qe jane mbartesit dhe sjellesit e koleres ne vend. Sepse ne Haiti kishte shume probleme por kolera nuk ishte pare qe prej 100 vitesh nderkohe qe ne Nepal ka nje epidemi qe vazhdon edhe sot. Ne hyrje te spitalit qendror askush nuk te kontrollon dhe te ndalon per te shkuar ku deshiron. Hapesira e brendshme eshte shume e madhe thuajse dhjete here me e madhe se ajo e tendave. Zoterit e shtepise jane te semuret e shumte te cilet vijne ne kete spital vetem te rekomanduar nga mjeket. Kudo te ze syri edhe forca policie qe jane ne gatishmeri per te nderhyre ne cdo rast acarimi dhe konfl ikti. Madje policet jane me te shumte dhe me te shpeshte se vete mjeket. Neper spital ka edhe te semure nga kolera por ata ne vend qe te mbaheshin te izoluar qendrojne te perziere me te tjeret dhe shetisin lirshem neper spital. Oborret jane shnderruar ne WC te medha publike. Aty njerezit nuk e kane problem qe ne cdo ore te dites te kryejne ne syte e te tjereve nevojat e tyre personale. Dhe kjo ben qe nga oborret dhe sheshet te vije ne menyre te vazhdueshme nje arome e athet amoniaku shpesh mbytes dhe e padurueshme. Mjeket dhe infermieret ata qe mund te quhen autoritete te spitalit jane teresisht indiferente ndaj kesaj situate dhe bejne sikur nuk vene re gje. Diku ne nje cep ose me mire ne nje dalje te spitalit ndodhet nje numer i madh makinash funebre me siguri kane ardhur aty per te qene ne pritje te te vdekurve te shumte. Aty prane eshte morgu ku transferohen te gjithe te vdekurit ne pritje te ardhjes se familjareve te cilet ne shume raste nuk kane as mundesi qe ti varrosin.
Ne kete vend te mallkuar dhjete muaj nga termeti shkaterrimtar nuk eshte bere thuajse asgje per tu ardhur ne ndihme ketyre njerezve qe e kujtojne jeten si nje ferr te vertete. Neper rruge si te ishin zombie njerezit ecin para e mbrapa pa nje drejtim per te gjetur ushqim. Ka nga ata qe nuk ia dalin mbane kesaj ndermarrjeje te veshtire dhe keta njerez shpesh nuk arrijne te shohin agimin pas nje nate ne agonine e mungeses se ushqimit. Shpesh kufomat nuk hiqen nga vendi i vdekjes per dite te tera duke e helmatisur ambientin por kjo nuk i ben pershtypje kurrkujt. Te gjithe mund te vdesin nga uria dhe kjo i ben te gjithe qe te jene te perqendruar te gjetja e ushqimit dhe e strehes per naten e gjate.
Shtepite ua shkaterroi termeti njeri nuk i ndihmon buke nuk kane te hane dhe pas permbytjeve te veres vjeshta po i rrenon me koleren. Ata qe premtuan ndihma e fonde perfshi edhe dy ishpresidentet amerikane Bush dhe Klinton as qe e vune ujin ne zjarr dhe thjesht i bene reklame vetes e jo derman vendit. Duket sikur ne kete vend koha ka ndaluar ne oren e ferrit ne oren e shkaterrimit dhe semundjeve dhe te gjithe sillen ne nje rreth vicioz pa rrugedalje nga agu ne muzg ne kerkim te copes se bukes derisa ti zere semundja e ti largoje nga kjo bote.
Askush nuk e di se ku perfunduan nese ndonjehere arriten qindra milione dollaret e premtuar nga komuniteti nderkombetar ne janar menjehere pas termetit. E si per ironi te fatit posterat elektorale te kandidateve presidenciale premtojne nje te ardhme te ndritshme te vendit me pasuri dhe lumturi por neper rruge vetem te rrjedhurit mund tu besojne tashme ketyre genjeshtrave.