E Shtunë, 31 Tetor 2026

JUBILEU I HARRUAR I KUSHTETUTS S PRDHUNUAR

Pak dite me pare ne sallen e vogel te nje hoteli u mblodhen nje grusht juristesh nga me te shquarit ne vend. Perkujtohej pervjetori i 12-te i Kushtetutes se Republikes. Ndihej mungesa e politikaneve dhe prezenca shume e paket e medias. Boten e politikes e perfaqesonte vetem republikani Sabri Godo njeri prej hartuesve te Kushtetutes. Indiferenca kuptohet. Fajtoret nuk kane deshire te perballen me nje viktime qe akuzon ndersa per median pergjithesisht te cekte hallet e dokumentit themeltar te shtetit nuk perbejne lajm. E megjithate ne ate konference modeste u thane gjera me shume rendesi per demokracine dhe te ardhmen e saj ne Shqiperi. Dhe mbi te gjitha u vu re se juristet dhe konstitucionalistet u shprehen me kritika per ndryshimet e Kushtetutes te realizuara pa transparence dhe arbitrarisht ne prill te vitit 2008. Edhe pse ato ndryshime u shpallen nga dy partite e medha si reforme historike. Edhe pse u pagezuan te tilla edhe nga nderkombetaret. Sot 2 vjet pas asaj masakre ne trupin e Kushtetutes mendimi kushtetues shqiptar shfaqet kunder vepres se politikes. Dhe ky eshte nje konflikt serioz per kedo qe ka per aspirate shtetin e se drejtes dhe jo shtetin e partise apo te qeverise. Por eshte edhe vete koha ajo qe po i jep te drejte te gjithe atyre qe kundershtuan ndryshimet e Kushtetutes. Sepse ashtu sikunder parathane ata reformimi i Kushtetutes nuk solli stabilitetin e premtuar po krizen me te rende dhe me te sterzgjatur politike te tranzicionit.

Po pse more e demonizoni keshtu ne po heqim nenin e ndjellakrizes ndash i drejtohej Kryeministri Berisha deputeteve naten e asaj seance qe u cilesua nga kritiket deri edhe puc ndaj Kushtetutes. I bute si nje qengj Berisha po tentonte te thethinte ate qe se kafshonte dot si ujk. Dhe ja arriti. Tashme ai mund ta zgjedhe Presidentin e ardhshem te Republikes dhe kryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise edhe me 71 vota. Ekuilibrat mes pushteteve do rrenohen ndersa kufijte mes tyre do zbehen deri ne zhdukje. Rreziku i kalimit nga drejtimi demokratiko-liberal me ndarje pushtetesh ne ate autokratik nga nje dore qe bashkon te gjitha pushtetet ne grushtin e saj eshte me iminent se kurre. Ky eshte nje nder alarmet qe ngriten ne ate grumbullim modest ne numer por mjaft vizionar juristet e shquar Traja Omari Abdiu Kondi Jaho Sadushi. Kjo eshte arsyeja qe politikani Godo duke shprehur keqardhjen qe politika e trajtoi Kushtetuten si nje fletore bakalli shtroi edhe nevojen e nje rishikimi te saj. Por tashme jo per te kenaqur epshet e castit te politikes por per te rivendosur ato ekuilibra te prishur per shkak te epsheve te castit te politikes.

Kushtetuta ishte ndertuar ne menyre te tille qe ti detyronte apo edukonte politikanet konfliktuale shqiptare te arrinin konsensus qe ti pengonte politikanet autoritariste shqiptare te ngopnin gjakimet e tyre per pushtet absolut qe te mbronte pavaresine e prokurorise dhe gjykatave nga kontrolli autokratik i qeverise. Ajo ishte hartuar europianisht qe ta vinte Kryeministrin nen kontrollin e Parlamentit dhe jo Parlamentin nen kontrollin e Kryeministrit duke e degjeneruar thuajse ne nje departament te qeverise sikunder kritikoi me te drejte edhe ambasadorja e Britanise ditet e fundit. Kushtetuta ishte shkruar ne menyre te tille qe te pengonte tiranine e shumices mbi pakicen. Dhe per 18 vjet pavaresisht sulmeve te paprera te autoritarizmit berishist por edhe nanonist Kushtetuta ja arriti ti mbroje parimet dhe kufijte qe jane vitale per demokracine dhe lirine e nje shoqerie. Ajo u be nje arme e efektshme ligjore e te gjithe atyre vullneteve politike dhe institucionale qe u perballen me autokratizmin. Kushtetuta doli ne mbeshtetje te Presidenteve qe refuzuan ti nenshtrohen diktatit kryeministror gjykatave prokuroreve opozitave shoqerise civile mediave. Pa Kushtetuten sot beteja me autokratizmin autoritar qe kembengul nen qeverisjen PD-LSI do te ishte e humbur me kohe. Dhe po ashtu edhe shpresa e integrimit te Shqiperise me Europen.

Por sot Kushtetuta nuk e ka me ate force qe i falen 12 vjet me pare hartuesit e saj. Jo pak prej tyre tashme jane ne anen e pushtetit autoritarist kunder frymes se Kushtetutes qe vete hartuan. Naten e 12 prillit 2008 forcat autoritariste te politikes ndryshuan themelet e shtetit. Republika Parlamentare u shnderrua ne nje Republike Kryeministrore. Nje republike e tipit autokratik qe Ilir Meta dhe LSI-ja i kritikuan me te drejte ne ate kohe por qe sot po e mbrojne me po aq padrejtesi. Pasojat e hidhura te atyre amendimeve qe ja pershtaten Kushtetuten epsheve te politikes per pushtet pa limit jane shfaqur te kriza e gjate qe ka bllokuar integrimin. Sali Berishes nuk i doli fjala se ishte nje nen i Kushtetutes ai qe ndillte krizen. Pas ndryshimeve te Kushtetutes nuk erdhi stabiliteti i premtuar. Pse Sepse rrenja e krizave ne keto 20 vjet ne Shqiperi nuk ka qene asnje nen i Kushtetutes por vete epshi i panginjshem i Berishes per pushtet absolut. Per shkak te amendimeve sot prokuroria eshte me e dobet perballe korrupsionit dhe presioneve te pushtetit. Akoma me i dobet do te jete edhe gjyqesori kur Berisha te zgjedhe si President Republike nje nga beniaminet e vet. Opozita e majte duket se po e kupton me ne fund hatane qe ka bere ne konsensusin historik me autoritaristin Berisha. Sepse ky i fundit nuk do te ishte aq arrogant sot sikur afrimi i momentit per zgjedhjen e Presidentit ta kercenonte me zgjedhje te parakohshme parlamentare. Nuk do te ishte kaq arrogant nese do te ishte i kercenuar realisht nga mocione qe opozita ka me pak shanse ti kurorezoje me sukses per shkak te po atyre ndryshimeve te Kushtetutes. Megjithate e quan si me oportune qe te heshte per fajet e saj. I duket se te pranosh nje gabim te rende nuk eshte realpolitike. Por eshte krejt e kunderta. Presidenti Obama nuk eshte nje politikan jorealist. E megjithate ai ka pranuar disa here publikisht dhe modestish gabimet e tij. Te pranosh publikisht gabimin e bere ne 21 prill eshte pervec te tjerash nje taktike e mire politike. Sepse do te thote ti heqesh autokratit Berisha nje avantazh per te vazhduar edhe me tej ne strategjine e tij per kapjen edhe me te thelle te shtetit duke pasur ne anen e tij Kushtetuten. Amendimet e Kushtetutes e kane bere me te afte Berishen te realizoje ambiciet e tij autokratike. Prandaj ato na kujtojne Aktin e Aftesimit Ligjor qe ju ofrua verberisht nga Bundestagu gjerman Adolf Hitlerit pa e kuptuar se Fyhreri do ta perdorte ate Akt per te zhdukur Bundestagun dhe demokracine. Prandaj te pranosh ate gabim te rende do thote te ribashkohesh me kauzen e liberalizmit-kushtetues me akuzen e lirise te kercenuar seriozisht nga gjymtimi qe i eshte bere Kushtetutes. Opozita e majte ja ka borxh lirise se shqiptareve korrigjimin e atij qe u quajt nje kompromis historik por qe ne fakt do te mbetet i shenuar si nje gabim historik. Prandaj do te ishte nje tjeter faj i saj sikur alarmet e konstitucionalisteve dhe juristeve apo edhe sugjerimet per nje rishikim korrektues te Kushtetutes por tashme transparent dhe te mbarediskutuar ne publik ti gjenin veshet e saj te zena nga dylli i luftes per pushtet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›