Halle Berry, gruaja më seksi në botë

Halle Berry është kurorëzuar gruaja më seksi e vitit nga revista Esquire (që i ka dedikuar edhe një shërbim të plotë fotografik). "Jam e kënaqur nga ky titull duke patur parasysh që sapo kam mbushur 42 vjece dhe kam vetëm 6 muaj që kam lindur vajzën time, Nahla, - tha aktorja duke shtuar se akoma nuk e ka kuptuar mirë kuptimin e titullit.
Ylli i Hollivudit, fituese e çmimit Oscar, shfaqet në kopertinën e revistës me kravatë ngjyrë bojëqielli në një foto të ngjashme me atë të presidenetit Bill Clinton në dhjetor të vitit 2000.
Por aktorja, ndryshe nga Clinton, nuk ka veshur pantallona dhe e veshur shumë pak nën xhaketën e zezë. "Zgjodhëm të bëjmë një parodi të një prej kopertinave tona më të fasmshme,” ka shpjeguar një zëdhënës i “Esquire”. Në artikullin që shoqëron shërbimin fotografik, Halle Berry, e martuar dy herë dhe e divorcuar dy herë, pohon se i duken shumë seksi spagetit me verë.
"Mendoj se të qënit seksi, përfundon aktorja, - është pikërisht në gjendje e shpirtit. Është të duash veten në momentet më të trishta dhe të errëta,” thotë ajo.