E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një film mbi jetën e Louis Armstrong

Një aventurë e re, si regjizor për aktorin Forest Whitaker. Fituesi çmimit Oscar do të jetë regjizori i një filmi biografik mbi Louis Armstrong me titullin “What a Wonderful World”.

Përveç regjisë, Whitaker do të jetë edhe një nga interpretuesit e filmit. Pas këtij projekti qendron, shtëpiakinematogarfike farnceze “Legende”, e njëjta që i garantoi suksesin filmit "La Vie en rose", i cili u vlerësua nga Academy si filmi i huaj më i mirë për vitin 2008.

Ky është projekti i parë në ekranin e madh për Armstrong. Historia e “Satchmo” – siç quhej edhe këngëtari, do të nis të tregohet që nga vitet kur ai jetonte në një lagje të varfër në New Orleans deri në periudhën e suksesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›