Topi: Politika bllokoi marrjen e statusit

Deklarata u bë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë qëndrimit në Konispol.
Ai tha se vëmendja duhet të përqendrohet tek banorët, që janë kontribuuesit kryesor. “Këtu nuk po bëj thjesht një bisedë politikë apo për politikën, por për atë që ne kemi nevojë, qofshin ata që banojnë në Tiranë, qofshin ata që banojnë këtu, sepse duke u integruar ne në BE, rritet më shumë mundësia e realizimit të projekteve, sidomos në zonat ndërkufitare, prandaj unë bëhem interpret i zërit tuaj, që politika të gjeje gjuhën e komunikimit, në radhë të parë në funksion të interesave të vendit, në interes të banorëve të thjeshtë kudo që ata jetojnë”, tha Topi, përpara banorëve të qytetit të Konispolit.
“Unë jam i bindur që ky është një zë që duhet të dëgjohet nga të gjithë, që gjuha e harmonisë, gjuha e komunikimit, gjuha që përdor sot çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian, të jetë ajo gjuhë që duhet ta përdorim edhe ne”, shtoi ai.
Në vijim të turit në jug të vendit, kreu i shtetit është ndalur sot në Xarrë. Presidenti Topi ka përgëzuar për punën e mirë që bëhet me agrokulturën, duke e kthyer atë në një biznes të fuqishëm edhe për eksport,ndërsa ka kujtuar me fermerët e Xarrës dhe Mursisë kohën kur ka qenë ministër i Bujqësisë. Presidenti ka vlerësuar që ky biznes zhvillohet në mënyrë individuale apo familjare, por fermerët bëhen bashkë kur dalin në treg.
Në nderim të ish-të përndjekurve nga diktatura në fshatin Mursi, Presidentti Topi ka vendosur një buqetë me lule në lapidarin kushtuar Martirëve të Demokracisë, që ngrihet në qendër të fshatit, ku u mbajt edhe mitingu entuziast. /S.Ll/Start/
2011-11-08 15:32