E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina në lidhje me një kampion

Prezentuesja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari, që nga koha kur i dha fund lidhjes me Edi Ramën, nuk ka publikuar detaje nga jeta e saj private. Por, miqtë e saj të afërt dhe kolegët, kanë bërë të ditur se ajo tashmë është në një lidhje dashurie.

Xhavit Bajrami është emri i djalit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së ekranit, shkruan "Gazeta Shqiptare". Për ata që e kanë ndjekur me vëmendje Rudinën këtë fillim viti, emri i Bajramit nuk është krejt i panjohur. Në panelin e parë të të ftuarve për këtë vit, ishte edhe ai. Sepse edhe ai, mund të renditet në njerëzit me një profil të njohur publik.

Xhavit Bajrami është kampion i kick box-it, duke fituar kështu disa çmime të rëndësishme internacionale. Origjina e tij është nga Kosova, por prej vitesh vendbanimi i tij ka qenë Zvicra dhe Japonia. Së fundmi është parë shpesh në Tiranë dhe siç duket arsyeja ka qenë biondja plot sharm e ekranit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›