E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depeche Mode nuk ndalet

Albumi i ri, i 13’ti me radhë i grupit Depeche Mode do të dalë në shitje në prill të vitit 2013, ka konfirmuar për revistën ‘Rolling Stone’ menaxheri i grupit, Jonathan Kesler.

Deklaratën për ‘Roling Stone’ Kesler e dha gjatë kohës kur këngëtari i grupit, Dave Gahan, ishte mysafir në koncertin e grupit Soulsavers, në studion e famshme Capitol Records, në Los Angeles.

Koncerti special i grupit Soulsavers u mbajt më 21 korrik, para afro 150 njerëzve të zgjedhur. Gahan po ashtu nënvizoi se datat dhe vendet e sakta të koncerteve të turneut botëror të grupit, përmes të cilit do të promovohet albumi i ri, do të publikohen gjatë vjeshtës.

Ndryshe, Dave Gahan sivjet ishte mysafirë-këngëtar në albumin e ri të grupit Soulsavers, "The Light The Dead See" (Drita të Cilën e Sheh i Vdekuri), në të cilin ai zëvendësoi këngëtarin legjendar, Mark Lanegan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›