E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Refuzojeni PDK-në

Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje, u kanë bërë thirrje partive opozitare që të mos bëhen pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ai nuk do t’i sjellë asnjë të mirë vendit.

Ata, gjatë një konference të sotme për shtyp, duke i komentuar shkrimet e fundit në media për një koalicion të ri të mundshëm në mes të PDK, AAK-së apo edhe të partive të tjera, kanë ftuar të gjitha partive opozitare në Kosovë që të mos bëhen pjesë e qeverisjes me PDK-në, e cila qeveri nuk i ka sjellë asnjë të mirëve pos dëme Republikës së Kosovës.

Sipas tyre, PDK është në kërkim të një koalicioni të ri dhe kjo po bëhet për tri gjëra; dhënien e autonomisë për veriun e Mitrovicës, shitja e Trepçës dhe të PTK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›