E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trans-seksualët ja mësyjnë Serbisë

Gati 100 shtetas të huaj dhe serbë i janë nënshtruar gjatë vitit të kaluar operacioneve për ndryshimin e gjinisë dhe numri i tyre po rritet, thotë Qendra për Operacion për ndërrimin e Gjinisë në Beograd, me kandidatët që vijnë nga Franca, Rusia dhe Irani, e gjithashtu edhe nga SHBA-ja, Afrika e Jugut, Singapori dhe Australia. Para dy dekadave, mediet në Serbi trans-seksualitetin e konsideronin si një vepër kundër Zotit. Sot, njerëzit nga e gjithë bota po zbarkojnë në Serbi, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për ndërrimin e gjinisë.

Para dy dekadave, mediet në Serbi trans-seksualitetin e konsideronin si një vepër kundër Zotit. Sot, njerëzit nga e gjithë bota po zbarkojnë në Serbi, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për ndërrimin e gjinisë, operacione këto shpenzimet e të cilave tani për serbët mbulohen nga agjencitë kombëtare për sigurim shëndetësor.

“Është befasues fakti se një vend konservator dhe patriarkal po shndërrohet në qendër të operacioneve për të ndërruar gjininë, por duhet thuhet se sjelljet shoqërore ngadalë kanë filluar të zhvendosën”, thotë Kristiani, një aktivist trans-seksual nga Beogradi, i cili nuk dëshiron të thotë mbiemrin e tij.

Gati 100 shtetas të huaj dhe serbë i janë nënshtruar gjatë vitit të kaluar operacioneve për ndryshimin e gjinisë dhe numri i tyre po rritet, thotë Qendra për Operacion për ndërrimin e Gjinisë në Beograd, me kandidatët që vijnë nga Franca, Rusia dhe Irani, e gjithashtu edhe nga SHBA-ja, Afrika e Jugut, Singapori dhe Australia.

Serbia po shndërrohet në qendër të operacioneve për ndërrimin e gjinive, thonë ekspertët, pjesërisht për shkak të faktit se operacioni për ndërrimin e gjenitaleve është mjaft i shtrenjtë, kundërthënës dhe i komplikuar dhe operacioneve të këtilla i shmangën shumë shtete tjera në rajon, përfshirë këtu Austrinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë, si dhe shtetet tjera të dala nga ish-Jugosllavia, thotë Dr.Miroslav Djordjevic, profesor i urologjisë, i cili kryeson qendrën në Beograd.

Madje edhe në shtetet më të avancuara në fushën e mjekësisë të Evropës Perëndimore, si në Francë, disa kirurgë thonë se nuk janë të trajnuar për operacione të tilla, apo se ata shpesh qortohen nga kolegët për shkak të kryerjes së këtyre operacioneve, duke nxitur shumë trans-seksualë që të shkojnë për trajtim në Belgjikë. Në Britani, ku kjo ndërhyrje kushton rreth 15 mijë dollarë dhe mbulohet nga Shërbimi Kombëtarë për Shëndetësi, 143 operacione të këtilla janë kryer gjatë vitit 2009, kanë njoftuar mediet britanike.

Dr.Marci Browser, gjinekologe në San Mateo, Kaliforni, e cila deri me tani ka kryer 1100 operacione të këtilla gjatë dhjetë viteve të fundit dhe është vetë trans-seksuale, nënvizoi se në SHBA, qendrën globale për ndryshimin e gjinisë, ekzistojnë vetëm pesë kirurgë, të cilët bëjnë rregullisht ndërhyrje të këtilla.

Pacientët e huaj thonë se ata po joshin nga Serbia për shkak të çmimit prej rreth 10 mijë dollarë, për dallim nga 50 mijë apo më shumë dollarë, të cilat kërkohen për operacione të këtilla në SHBA.

Sociologët theksojnë se pranimi gjithnjë e më i madh i trans-seksualëve në Serbi sinjalizon shkëndijat e para të ndryshimit në një shtet, ku bindjet konservatore ende janë të fuqishme.

“Ne jemi fëmijë të dy prindërve: njëri është kisha ortodokse, tjetri komunizmit”, thotë Dr.Dusan Stanojevic, njëri nga pionierët ë kirurgjisë për ndërrimin e gjinisë në Serbi.

Ai thotë se trans-seksualiteti ka qenë tabu në ish-Jugosllavi dhe nuk është përmendur madje as në librat shkollore. Por kirurgu Sava Perovic filloi të bëjë këtë lloj operacioni në vitin 1989, pasi që nga ai kërkoi ndihmë një mashkull, i cili vuante nga çrregullimi i identitetit gjinor.

Fjalët u përhapën me shpejtësi dhe Dr.Perovic, i cili ka kohë që ka vdekur, joshi një legjion të pacientëve, e gjithashtu edhe kolegë të tij kirurgë, të nxitur nga sfidat e kësaj procedure mjaft të vështirë.

Më shumë se 20 vjet më vonë, kirurgjia për ndërrimin e gjinisë është shndërruar në një trend të papritur, me katër qendra mjekësore që kanë specializuar këtë procedurë.

Në Serbia, ndërhyrja kryhet në një procedurë të vetme që zgjatë gjashtë orë, duke e kursyer pacientin nga trauma e disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme. Komplikimet zakonisht kanë të bëjnë me pendim pas operacionit, problemet funksionale dhe infeksionet.

Për t’u kualifikuar për ndërhyrje, pacientët duhet të kenë dy letra rekomanduese nga specialistë të psikiatrisë, të cilët konfirmojnë se ai apo ajo lëngojnë nga çrregullimi i identitetit gjinor, në kuadër të së cilit një mashkull apo femër identifikohet më mirë me gjininë e kundërt. Së paku një vit të këshillimeve dhe të terapisë me hormone kërkohen, para se pacienti ti nënshtrohet operacionit.

Danieli, një avokat 25 vjeçar nga Shën Petersburgu, Rusi, shkoi për operacion në Beograd në maj, pasi që theksoi se nuk kishte gjetur një kirurg të përshtatshëm në Rusi. Operacioni dhe trajtimi kanë qenë aq të suksesshëm, sa që Daniel ka sot shumë pak shenja, të cilat dëshmojnë për atë se ai dikur ka qenë femër.

Duke kërkuar që mos të bëhet publik emri i tij, Daniel thotë se që nga mosha 10 vjeçare e kishte kuptuar se ishte një mashkull në trupin e femrës. Në moshën 18 vjeçare, ai i tha familjes se është lesbike, edhe pse e kuptoi se synimi i tij përfundimtar është që edhe fizikisht të bëhet mashkull. (NYT)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›