Depërtimi i bektashizmit në Maqedoni dhe roli kombëtar i tij
800-vjetori i lindjes së Haxhi Bektashit, themeluesit të bektashizmit“Bektashianët duan çdo popull si shpirtin e vet, por më tepër duan Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët” - shkruan Naim Frashëri dhe këtë e arsyeton në këtë mënyrë: Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë, një at kanë, nga një baltë janë bërë. Kur dhe si filloi depërtimi i këtij tarikati në Maqedoni? Ky tarikat islam, në trojet e Maqedonisë së sotme, filloi të depërtojë pothuajse menjëherë pas themelimit të tij. Sepse, me themeluesin e saj të lartpërmendur, pati rast dhe fat të takohet një bari, i njohur në historinë bektashiane si Sari Salltëk, siç duket, me origjinë nga familja e nipërve të profetit Muhamed, gjegjësisht të djemve të hazret Aliut: Imam Hysenit dhe ImamHasanit. Sari Salltëku u mahnit tepër me zgjuarsinë dhe filozofinë e bashkëbiseduesit të tij, prandaj dhe me dëshirë të madhe qe pajtuar me propozimin e tij që të vinte në Ballkan, për të përhapur tarikatin në fjalë. Kështu, gjatë të njëjtit shekull, Sari Salltëku vizitoi mjaft vende të gadishullit - kuptohet edhe në Maqedoni - siç, ishin Shkupi, Ohri etj. Në manastirin e " Shën Naumit" karshi Pogradecit, fjala vjen, edhe sot e kësaj dite haset emri Sari Salltëk, i njohur në histori edhe si Spiridon i shenjtë.Roli i Skënderbeut dhe i Ali Pashë Tepelenës në përhapjen e bektashizmit në Maqedoni/Pas Sari Salltëkut, në përhapjen e bektashizmit në trojet e Maqedonisë së sotme, rol të madh luajti edhe Skënderbeu, i cili këtë tarikat e kishte përqafuar qysh si peng në oborrin e sulltanit dhe i cili, siç dihet, një numër të madh të betejave të tij, i zhvilloi edhe në Maqedoni, posaçërisht në ato vende të njohura si troje iliro-shqiptare. Për këtë, veç tjerash, dëshmon edhe fakti që pas vdekjes të tij, në disa fshatra të rrethit të Strugës ishin paraqitur dervishë bektashinj, të cilët, kuptohet, përhapnin tarikatin në fjalë. Dihet gjithashtu se një kohë, me një pjesë të Maqedonisë, sundonte edhe Ali Pashë Tepelena i cili kishte përkrahje të madhe nga bektashinjtë kundër armikut të përbashkët -sulltanit. Thuhet se Ali Pashë Tepelena kishte prejardhje nga një familje dervishësh. Mitat Frashëri shkruan: "Shqipëria e Ali Pashës dhe Bektashizmi, duke patur një armik të përbashkët, bënë një aleancë të përjetshme midis tyre". Nuk ishte gjë e rastit që kokën e tij të prerë e kishte vendosur në vend të përshtatshëm një bektashi i Stambollit, duke shkruar edhe tekst me fjalë të zgjedhura për biografinë e tij. Përndryshe, Ali Pashë Tepelena, ishte zot edhe i Prespës të kësaj ane, kështu që atyre që e përkrahën në luftën e tij, si shpërblim, u fali çifligje, duke i shndërruar në bejlerë. Fjala është për familjet bektashiane të Prespës, të cilat luajtën rol të madh në ngjalljen dhe forcimin e vetëdijeskombëtare tek shqiptarët jobektashinj, një pjesë e mirë e të cilëve ishin duke u turqizuar. Nuk do të ish i sinqertë sikur mos thosha se në këtë drejtim kontribuuan pamasë edhe mësuesit e Shqipërisë gjatë të ashtuquajturës periudhë Italo-Shqiptare, kur, për të parën herë, valoi flamuri kuq e zi i Skënderbeut, u hapën shkolla shqipe etj. Nuk është modeste, por rasti e kërkon të them se flamuri i parë u ngrit në shtëpinë e autorit të këtij shkrimi, ku qenë vendosur edhe disa nga mësueset e Shqipërisë. Lidhur me kontributin e bektashinjve të Prespës në emancipimin e popullatës tjetër, një luftëtar i kësaj ane i quajtur Sllavejko Arsov, 100 e ca vjet më parë, në kujtimet e tij, ka shkruar: "Familjetbektashiane të Prespës janë tepër të emancipuara, komunikimi me to është fare i lirë, sepse gratë nuk fshihen nga burrat e huaj dhe nuk mbajnë ferexhe si gratë e tjera muslimane" etj. Përndryshe, emrin e tij e mban shkolla qendrore e fshatrave pothuajse tëbashkuara - Gërçar dhe Podmoçan, ku mësimi zhvillohet në shqip dhe maqedonisht. Kalimthi të tregoj se në Prespë ekziston fshati Bollocërkë e Poshtme, me familje krejtësisht bektashiane dhe nga ky fshat ka dalë një numër shumë i madh intelektualësh,me tituj të lartë, rast që, në krahasim me numrin e banorëve, nuk besoj të gjendet në Maqedoni dhe jashtë saj. Se sa e tërë kjo që theksova më sipër ka lidhje me Ali PashëTepelenën, besoj që lexuesit e kujdesshëm e kuptojnë dhe s ka nevojë për sqarim tjetër.Roli patriotik i Teqesë së Tetovës/Për këtë Teqe është shkruar dhe dihet mjaft nga lexuesit e Maqedonisë, por jo edhe nga shumica e atyre që nuk janë të këtij shteti dhe të cilit, besoj që në një ose në mënyrë tjetër, përcjellin shkrimet e kësaj javore të rëndësishme kombëtare. Prandaj, vendosa të shkruaj këtë nëntitull, por duke iu përmbajtur asaj që është objekti kryesor: atdhetarizmit dhe patriotizmit. Në këtë Teqe, e themeluar në shekullin e XVI, përveç nja 50 dervishëve, gjegjësisht klerikëve, kanë qëndruar patriotë të shquar të cilët gjatë bisedave kanë frymëzuar njëri-tjetrin, prandaj dhe nuk ishte gjë e rastit që, siç dihet, veç tjerash, në lokalet e këtij tempulli të shenjtë islam, ishte vendosur shtabi i Kryengritjes së Dervish Carës, 1843-44 dhe prej aty, në realitet, filloi kjo kryengritja, të cilës iu bashkëngjitën edhe shumë klerikë bektashinj, të cilët kontribuuan në çlirimin e mjaft vendeve të Maqedonisë së sotme: Tetova. Gostivari,Shkupi etj, dhe jashtë saj, deri në Nish. Ndoshta edhe emri i udhëheqësit të kryengritjes,nuk ishte i rastësishëm? Klerikët e kësaj Teqeje, rol të madh luajtën edhe në Lidhjen ePrizrenit. Kështu që, veç tjerash, disa dervishë të këtij tempulli më të shenjtë në Ballkan, kishin shkuar në Frashër të Shqipërisë, ku ishte vendosur Shtabi i Lidhjes në fjalë, në fillim të saj. Siç dihet, ndër figurat kryesore nga Maqedonia në Lidhjen e Prizrenit ishte Iljaz Pashë Dibra, kryetar i parë i saj dhe i cili mësimet e para i kishte marrë pikërisht në Teqenë e Tetovës. Ky dhe Abdyl Frashëri, gjatë v. 1879 u gjendën në Manastir, i pari për t u takuar me patriotët e këtij qyteti, kurse të dytin e kishin sjellë policët turq të lidhur mepranga të hekurta. Një funksionar i lartë turk, me origjinë shqiptare, kur e pa në atë gjendje, i pat thënë: "Të thashë të heqësh dorë nga këto punë, por nuk më dëgjove, ja se çfarë bëre me kokëfortësinë jote”. - Kjo është njësoj t i thuash bujkut që hedh farën në arë se çfarë po bën ai njeri - i ishte përgjigjur ai dhe, sipas disave, paska shtuar se "prangat ehekurta në këmbët e mia janë kurora ime" etj. Përndryshe, Abdyli ishte babai i të madhit Mit’hat Frashëri, drejtues i mbledhjeve në Kongresin e Manastirit dhe më vonë edhe i Ballit Kombëtar. Dhe, kur jemi në Manastir, nuk duhet anashkaluar Dervish Hima i Strugës i cili kishte lidhje me Teqenë e Tetovës. Ky, në histori ka hyrë me këtë emër sepse vishej si dervish dhe si i tillë vizitonte teqetë bektashiane, duke u frymëzuar kombëtarisht nga baballarët e tyre. Guximi, trimëria dhe patriotizmi i tij, vijnë në shprehje edhe me rastin kur i hyn valiut të Manastirit në zyrë dhe i thotë: mos vallë ju duhet Dervish Hima? - Atë e kërkoj, por nuk e shtje dot assesi në dorë - ishte përgjigjja e valiut. - Unë jam ai, i thotë Dervishi, dhe iu kërcënua që të mos e shqetësonte më. Ashtuedhe ndodhi.Ca shënime interesante për tre baballarë bektashinj/Dy të parët kanë shërbyer në Teqenë e Velezit, i cili në periudhën osmane quhej Qypërli, kurse në kohën ilire - Bylazora, që në shqip do të thotë bylezik. Fjala është për Shemimi Babanë dhe Hatem Hajdar Babanë. Gjatë një bisede të tyre, i pari paska shprehur dëshirën që të mbarojë jetën si Imam Hyseni, kurse i dyti si Imam Hasani. Dhe, për çudi, ashtu edhe vdiqën. "Shemimi rrinte në dritare, duke lexuar librin kushtuar Qerbelasë, aty ku bëhej fjalëpër vrasjen e Imam Hysenit" - theksohet në literaturën bektashiane dhe shtohet se "Në atë moment, u qëllua nga jashtë me dy plumba, që e goditën në krahnor. Dy pikat e gjakut i ranë në faqen e librit që ishte duke lexuar dhe që dikund ruhet edhe sot e kësaj dite..." Edhe Hatem Hajdar Babai vdiq si dëshironte: i helmuar nga armiqt’ e bektashizmit. Babai tjetër, të cilin e paralajmërova në fillim, quhej Baba Meleqi (Shemberdhenji). Ai, veç tjerash, përmendet edhe si pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit në Manastir. Një kohë kavepruar edhe në Teqenë e njohur të Kajros, në Egjipt, ku paska skalitur një shqiponjë në gur, gjë që flet mjaft për patriotiumion e tij, të cilin ai e ka shprehur edhe përmes disa vjershave, të cilat, për të mos e ngarkuar faqen pa nevojë, nuk po i prezantojmë nëstrofa. Kështu, për gjuhën shqipe, ka shkruar: Këtë gjuhë të bekuar, kush ja dha Shqipërisë, është lule e bekuar, e krijuar prej Perëndisë. Ndërsa për Shqipërinë ka thënë:Tinzarët po më ndjekin, unë s’kursej vetvenë, sikur në zjarr të më pjekin, s’e harroj dot Mëmëdhenë. Vdekja për Mëmëdhenë, trimit s’ja tremb dot synë, prindët tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë. Në fund, vetes i thotë: Mos u tremb moj zemra ime,vetëm lutju Perëndisë, po qendro e bëhu trime, gjallë do t’i vesh Shqipërisë. Po e përfundoj këtë shkrim me porosinë ose mesazhin e tij asokohe, por që, deridiku, vlen edhe për sot, edhe pse prej atëherë kanë kaluar përmbi 100 vjet: “Mos rrini kështu të fjetur, po të marrim lirinë, se kjo punë s ka të vdekur, të ndriçojmë Shqipërinë”.Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”...