Gjirokaster, rihapen sot pikat kufitare me Greqine
GJIROKASTER- Rifillon pas dy ditë ndërprerje lëvizja e automjeteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar drejt Greqisë që mbulon qarku i Gjirokastrës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp informohet se që prej orës 06:00 të mëngjesit lëvizja kryhet normalisht në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës, Tre Urat Carshovë si dhe pika e Sopikut.Të tre pikat e kalimit u mbyllën që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 4 shkurt për shkak të grevës së doganierëve grekë. Drejtoria e policisë qarkut Gjirokastër njofton se qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve vijon pa asnjë problem në të dyja anët e kufirit nëpërmjet këtyre pikave, ndërsa shton se nuk ka radhë apo fluks. Policia informon se nuk janë vërejtur probleme as gjatë ditëve kur pikat doganore nuk kanë funksionuar.(s.g/BalkanWeb)