E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kerkon proces konsensual per zgjedhjen e presidentit

Kreu i opozites Edi Rama kerkon nje proces konsensual per zgjedhjen e presidentit ne tre raundet e para qe kerkojne shumice te cilesuar votash ndeersa deklarohet kunder zgjedhjes se nje drejtuesi te djathte me shumice te thjeshjte votash sic kryeministri Berisha eshte shprehur.

Por nga ana tjeter per here te pare Rama nuk e ka hedhur poshte ambicien e ish-kreut socialist Fatos Nano per president. Ndonese tha se preferon te mos merret me emra ku u pyet per zotin nano Rama u shpreh se dy paleve u takon qe ne radhe te pare te shikojne interesin kombetar i cili sipas tij eshte i njesuar me interesin per ta pare vendin nje ore e me pare ne BE. Prandaj ndashthote ai- duhet te thellojme reformat jo duke rendur pas nje zgjidhjeje qe nuk eshte zgjidhje por duke u perpjekur te ndertojme nje dialog politik per kete ceshtje.

Kreu i opozites ka bere gjithashtu te qarte se ndryshimi i sistemit zgjedhor ne kuader te refomes qe ka nisur nuk eshte prioritet i tij. Ndersa kreu i qeverise Berisha e ka shprehur troc qe nuk do te kete ndryshim sistemi Rama deklaroi pak dite me pas se socialsitet nuk do te perdorin veton ne komision per te kushtezuar reformen zgjedhore me ndryshimin e sisitemit. Kreu i opozites tha gjithashtu se partia socialsite eshte per numerim elektronik ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare pavaresisht deshtimit te eksperimentit te ketij lloji per zgjedhje e strukturave drejtuese te selise roze nga asambleja e para disa javeve.

Rama ka pranuar nderkohe qe perjashtimi i Islamit dhe jo i te tjereve qe kane shkele vendimin e grupit erdhi si nje sebep ndonese tha se sebepi u krijua nga vete Islami. Sipas Rames mungesa e tij ne seancen e votimit te Leskajt nuk pati asnje arsye. Por Rama nuk e kurseu ironine per nje rikthim te mundshem te Islamit ne grup sipas precedentit Paulin Sterkaj i cili u rikthye ne PS edhe pse u perjashtua ne 2007-en per voten e tij per Bamir Topin president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›