E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, durrsakeve: Me votoni, jam nga Durresi

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi dje ne qytetin e Durresit programin e PS-se per zhvillimin e vendit. Duke folur per projektin e qytetit bregdetar, Rama kerkoi votat durrsakeve, pervec programit edhe per nje arsye tjeter. Ai u shpreh se ata duhet ta votojne si kryeminister te ardhshme edhe per faktin se ai eshte me orgjine nga Durresi. “Sot cdo durrsak duhet te votoje qe neser ne krye te qeverise te kete nje njeri qe prejardhjen e ka nga Durresi”, u shpreh Rama. Ne takimin e Partise Socialiste te zhvilluar dje ne Durres, Rama akuzoi qeverine se me mungesen e vizionit dhe per korrupsionin qe sipas tij, ka prekur cdo qelize te qeverisjes. Gjate fjales se tij, Rama ka kritikuar dhe konventen e Partise Demokratik per zhvillimin e fshatit te mbajtur dy dite me pare. Ai u shpreh se Partia Demokratike ricikloi premtimet e pambajtura te vitit 2009. “Ne shtator 2009, Saliu tha se ne 2013 fshatrat e vendit do te llamburitin njelloj si ne lagjet e cdo qyteti, kane kaluar kater vjet nga premtimi dhe behet serish i njejti premtim. Berisha po shfaqet si nje turist neper Shqiperi qe po njeh me ne fund vendin qe keqeverisur per 8 vjet me radhe. Le ti leme ne rrugen e tyre te vetmise se madhe”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kreu i PS-se u shpreh ne fjalen e tij, se vendit i duhet nje program i ri ekonomik per te mundesuar perballjen e sfidave. Duke folur konkretisht per Durresin, Rama shtoi se ky qytet bregdetar duhet te kete nje platforme industrie per zbatim. “Durrsaket duhet te votojne per nje Durres europian, qe femijet e tyre te shkojne ne shkolla ku gjejne mesues dhe jo ushtare partie, sot durrsake duhet te clirohen nga borxhet marramendese qe ju kane borxhlinjve, sot durrsaket duhet te votojne qe te kete me shume pune, te votojne qe deti i Durresit te kthehet ne platformen e nje industrie perpunuese, te votojne qe ne te transformojme vijen bregdetare te Durresit, ne nje vije bregdetare qe te jete vazhdim i vijes bregdetare i Adriatikut, nga Kroacia deri poshte ne Greqi dhe jo te jete nje nderprerje qe duket sikur mbasi vazhdon nga lart deri ketu, ketu kthehesh papritur ne mesjete, ose perfundon ne ato lagjet e atyre vendeve mbrapa Diellit”, u shpreh kreu i PS-se. Kreu i PS-se ka folur dhe per projektin e opozites per shendetesine dhe per arsimi. Sipas tij, vetem Partia Socialiste eshte ne gjendje qe te reformoj vendin dhe te sjelle permiresimin e situates ne sektoret publik dhe ata privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›