PD: “Martesa” e ngjalave, Rama kerkon te fshije 21 janarin
Partia Demokratike denoncoi dje qendrimin e kreut te opozites ne lidhje me demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Zedhenesja e PD-se, Laura Vorbsi solli ne vemendje deklaratat e fundit te kreut te PS-se, ku shprehet se koalicionin me LSI-ne e beri per 21 janarin. “Edi Rama u rrefye hapur te enjten, se ai tashme eshte i frikesuar deri ne neveritet nga 21 Janari, se ai trembet dhe nuk i pelqen me te flase per kete histori, dhe se tani top-story i tij eshte koalicioni i ri i “ngjalave”. Madje, ai shkoi edhe me larg kur tha se atyre qe vazhdojne te flasin per 21 Janarin, u ka lene mallkimin e zotave”, u shpreh zedhenesja e PD-se. Vorbsi shtoi se demonstrata e dhunshme dhe tentativa per te marre pushtetin me protesta eshte nje ceshtje qe Rama do te fshije pas koalicionit me Levizjen Socialiste per Integrim. “Eshte e qarte se per Z.Rama, kjo ceshtje nuk ekziston me. Pasi deshtoi te vinte ne pushtet me tentativen per puc shteti, qe per fat te keq solli viktima dhe pasi 21 Janari nuk e realizoi endrren e tij kryeministrore, tani, duke iu gezuar marteses se re te ngjalave, Z.Rama kerkon ta fshije kete ngjarje”, tha ajo. Zedhenesja e PD-se shtoi se kreu PS-se kerkon te mos permend me 21 janarit, pasi e di se ajo ngjarje ishte pjese e strategjise se tij per te marre pushtetin me dhune. “Z.Rama nuk u ndal ketu, por tha se aleancen e “ngjalave” e ka bere pikerisht si aleance shpetimi per 21 Janarin. Hapur dhe troc, Z. Rama manifestoi publikisht te enjten se 21 Janari, ate e tmerron dhe se nuk ka qene asnjehere per te nje ceshtje parimi e drejtesie, por mirefilltas nje pjese e strategjise se tij per te marre pushtetin me dhune dhe me pas per nekro-fili elektorale”, tha Vorbpsi. Zedhenesja e PD-se shtoi se Rama manipuloi mbeshtetesit e PS-se dhe perdori dhimbjen e familjareve per te arritur ambiciet e tij. “Ne rrefimin e tij z. Rama tregoi dhe nje here se i mungon cdo lloj refleksi moral, dhe tashme eshte e qarte per te gjithe se ai, si njeriu qe manipuloi videon qe perdori si pretekst per 21 Janarin, si organizator kryesor i perpjekjes per te ardhur ne pushtet me dhune, si “kameleon” qe u perpoq te perdorte dhimbjen e familjareve te viktimave si mburoje per krimin e tij te shemtuar, per ate cka meritoi shamine ne fytyren e tij, po ben cdo gje per ti shpetuar drejtesise!”, tha Vorpsi.
Zedhenesja e PD-se u shpreh se mazhoranca eshte e vendosur per te zbardhur te verteten per organizmin dhe nxitesit e dhunes kunder institucioneve me 21 janar. “Tashme eshte e qarte se: kush e nisi, kush e organizoi, dhe kush po kerkon ta mbylle 21 Janarin, si nje tentative per marrjen e pushtetit me dhune! Edi Rama manipuloi mbeshtetesit e tij, i la ata ne balte, shfrytezoi viktimat, dhe tani thote se ndjen neveri! PD i kerkon drejtesise te mos ndikohet nga keto lojera politike, dhe garanton shqiptaret se ajo do te bej gjithcka per te vendosur drejtesi dhe per te vene perpara pergjegjesise organizatoret dhe nxitesit e dhunes se pashembullt ndaj institucioneve, qe solli 4 te vrare!”, u shpreh zedhenesja e PD-se.
REAGIMET
Zedhenesja e PD-se shtoi se qendrimin e kreut te PS-se “e kuptuan me mire se kushdo vete socialistet, te cilet treguan nje pakenaqesi te papare ne adresat e tij ne rrjetet sociale. Revolta e socialisteve ndaj Z.Rama, ne Facebook-un e Twitterin e tij, vazhdon edhe sot, dhe ai nuk e ndal dot me shpjegimet e tij nga salloni mavi”.