E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Opozita s’mund te kete shumicen ne KQZ

Per ish-kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Risani, nderhyja e Parlamentit per te rivendosur balancen e prishur ne KQZ, pas ikjes se LSI-se nga mazhoranca eshte nje zgjidhje ligjore dhe kushtetuese. Sipas tij, kompozimi aktual i KQZ-se, ku shumica e anetareve i perkasin opozites, “do te thote nje zhbalancim teresor i menaxhimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, kjo do te thote nje shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor. Ne kete rast Parlamenti eshte rruga e vetme per te zgjidhur situaten. E rendesishme eshte qe domosdoshmerite te ruajme ate qe ka te shkruar Kodi Zgjedhor, te ruajme marreveshjen politike”. Ne nje prononcim per televizionin Klan, ai shton se “veprimet aktuale per te vendosur balancen ne KQZ, jane veprime konform ligjit, Kushtetutes dhe marreveshjeve politike ne Shqiperi”. Opozita e kundershton zevendesimin e anetarit te LSI-se ne KQZ duke ju referuar nenit te Kodit Zgjedhor qe percakton rastet qe con ne shkarkimin e nje anetari te KQZ. Por Ristani sjell raste te shumta qe jane ndjekur ne zgjidhjen e situatave te paparashikuara ligjore, te cilat jane kapercyer me ndihmen e institucioneve qe kane kapercyer keto ligje. “Mjafton t’u kujtoj qe legjislacioni nuk mund te parashikonte bllokimin nga ana e anetareve te KQZ me urdher politik te ndarjes se mandateve per zgjedhjet e 23 qershorit. Ndaj u detyrua Parlamenti qe te vendoste gjendjen e ligjshmerise. Ne zgjedhjet e 2011 ligji nuk mund te parashikonte qe PS nuk do te zbatonte detyrimet ligjore dhe te sillte komisioneret e nivelit te dyte, gje qe do te sillte mos berjen e zgjedhjeve ne Shqiperi. Pikerisht se nuk mund ta parashikonte dhe gjeja ndodhi, ne Kodin aktual kjo eshte permiresuar dhe eshte vendosur ne Kod tashme, qe eshte e drejta e KQZ per te bere ajo ndryshimin nese nuk sillen komisioneret. Ashtu sikurse ishte dhe rasti i fleteve te votimit ne kutite e gabuara, qe tashme eshte i parashikuar ne Kod, por nuk ishte me pare”, shprehet Ristani. Komisioni i Ligjeve e kaloi kerkesen e mazhorances per lirimin nga detyra te Ilirian Muhos, anetarit te KQZ te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Qellimi ishte rivendosja e balancave sic parashikon Kodi Zgjedhor. Kjo kerkese pritet tashme te votohet ne Parlament. Perfaqesues te mazhorances kane theksuar per procesin zgjedhor nuk mund te jene ne shumice ne te gjitha komisionet anetaret e opozites, pasi pergjegjesia kryesore per mbarevajtjen e zgjedhjeve eshte e mazhorances.

DEKLARATA

Sipas Ristanit, kompozimi aktual i KQZ-se, ku shumica e anetareve i perkasin opozites, “do te thote nje zhbalancim teresor i menaxhimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, kjo do te thote nje shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor. Ne kete rast Parlamenti eshte rruga e vetme per te zgjidhur situaten. E rendesishme eshte qe domosdoshmerite te ruajme ate qe ka te shkruar Kodi Zgjedhor, te ruajme marreveshjen politike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›