Prova e pare e numerimit elektronik, Wollfarth: I kenaqur nga profesionalizmi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi dje testimin e pare te numerimit elektronik te votave, teknologji qe do te perdoret ne qarkun e Fierit. Prova e pare u be ne prani te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ambasadorit te OSBE ne Tirane Eugen Wolfarth dhe te perfaqesuesve te kompanise spanjolle qe do t’a mundesoje kete proces. Parashikohet qe me numerim elektronik te numerohen votat e rreth 300 mije zgjedhesve. Ne proven e djeshme u kaluan 6 mije vota, te cilat u plotesuan nga zgjedhes te rastesishem. Pas votimit anetaret e KZAZ-se, pasi verifikojne materialet zgjedhore, bejne manualisht vendosjen e fletes se votimit ne aparature, e cila bene dhe leximin. Verifikimi behet me ane te skanerit. Por edhe prova u cilesua e suksesshme, perfaqesuesit e partive politike kane debatuar ne lidhje me nje detaj te menyres se leximit. Ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth, u shpreh i kenaqur nga rezultati i testit dhe vleresoi punen e KQZ.
“Mendoj se kjo eshte nje pergatitje solide nga ana e KQZ-se, per te patur zgjedhje sa me te mira ne 23 qershor. Une shoh dhe kam nje pershtypje te mire per ate qe po zhvillohet sot ketu dhe shpresoj qe kjo do te rrise besimin e publikut ne procesin zgjedhor. Shoh qe po behet nje pune e mire nga KQZ dhe nje pune profesionale nga te gjithe qe jane te pranishem ketu sot”, tha ai. Nje problem i evidentuar dje ishte ceshtja e numrit te partive. Ne kohen kur KQZ mori vendimin per blerjen e aparatures ishin regjistruar 42 parti politike. Ndersa numri i tyre deri ne fund mund te shkoj ne 65 subjekte politike. Kompania, “Indra” qe ka marre persiper realizimin e procesit te numerimit te votave, ka nje histori suksesi ne keto procese. Ajo ka kryer numerimin e votave ne Angli, ne nje zone qe ka pasur shume here me shume zgjedhes sesa qarku i Fierit.