Depozitat në lekë do të vazhdojnë të ulen

27/03/2005 Depozitat në lekë kanë humbur 1 pikë dhe do të vazhdojnë të shënojnë ulje dhe në tre muajt në vazhdim
Interesat e depozitave në lekë do të vazhdojnë të ulen dhe gjatë dy-tre muajve të ardhshëm. Sipas drejtorit të Bankës Popullore, Edvin Libohova, janë të gjitha kushtet që trendi të vazhdojë të jetë në ulje dhe duket se “Raiffeisen Bank” dhe sasia e madhe e lekut që ajo ka në dispozicion dhe me kosto të ulët, është një nga shkaqet që do të çojë në uljen e mëtejshme të interesave. “Mendoj se trendi do të vazhdojë të ulet 2–3 muajt në vazhdim dhe kjo, pasi ‘Raiffeisen” që ka sasira të mëdha të lekut në dispozion, i ka me kosto të ulët dhe, aktualisht, ka leverdi të blejë bono thesari dhe do të vazhdojë të ruaj normat e interesit, që janë më të ulëtat në tregun bankar”, thotë Edvin Libohova, drejtor i Bankës Popullore. Kështu duket se, faktorët që kanë çuar në interesat më të ulëta të 15 viteve të fundit për depozitat në lekë, janë të shumta për tepricat e likuiditeteve nga ana e bankave dhe ulja e normave bazë të interesit nga BSH-ja janë dy shkaqet kryesore. Duket se 2005 ka hyrë me interesa të pafavorshme për lekun dhe “Raiffeisen” ka qenë iniciator në tregun bankar për të zbuluar përqindjet e interesit. Kështu që prej janarit, interesat e depozitave njëvjeçare janë më të ulëta se ato të bonove të thesarit. Loja me lekun në tregun bankar po humbet interesin dhe klientët nuk janë më të sigurtë nëse duhet t’i drejtohen tregut financiar të bonove apo të depozitave me afat të gjatë. Diferenca mes normave të interesit të depozitave dhe normave të interesit të bonove të thesarit, është ngushtuar shumë. Kështu në ankandin e fundit, interesi për bono thesari zbriti në nivelin 5.8 për qind, duke qenë një pikë më i ulët se norma vjetore e interesit në depozitat me lekë. Fakti që pjesa më e madhe e klientëve individualë në banka, preferojnë depozita në lekë me afat vjetor, norma e interesit të të cilave është e njëjtë me normat e interesit të bonove vjetore, ka shkaktuar probleme për bankat. Vetë bankave iu ka pëlqyer ky lloj “biznesi” dhe në ankandin e bonove të thesarit ato kryenin rreth 90 për qind të transaksioneve, duke përfituar nga diferencat e interesave që, tashmë janë likuiduar. Interesi nominal i depozitave me afat dymbëdhjetëmujor ka qenë 5.9 për qind, duke shënuar edhe nivelin më të ulët gjatë 15 viteve të fundit. Banka e Shqipërisë ka pranuar se një nga faktorët që kanë çuar në ulje të interesave ka qenë dhe politika e lehtësimit të kostos së parasë, e aplikuar prej saj. Forcimi i monedhës vendëse dhe mbiçmimi ndaj dollarit dhe euros, ka qenë baza e ruajtjes së nivelit të ulët të inflacionit, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për lehtësimin e kostos së parasë. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, sistemi bankar i nivelit të dytë rezulton për muajin janar me një tepricë likuiditeti prej 2 miliardë lekësh. “Një tendencë e tillë autoriteti qendror ka vazhduar edhe gjatë muajit shkurt”, ka bërë të ditur BSH-ja. Likuiditeti i tepërt shihet edhe si një nga shkaqet që ka çuar në uljen e mëtejshme të interesave të depozitave në lekë. Bankat zotërojnë më shumë parà sesa duhet në llogaritë e tyre, duke mbajtur peng një pjesë të mirë të investimeve potenciale. Pritet që një bilanc i tillë i kontove të bankave të sjellë një tepricë më të lartë kredie në vitin që jemi e në vazhdim dhe, për rrjedhojë dhe një ulje të interesave të kredive.
“Raiffeisen” ul interesat e depozitave në lekë
“Raiffeisen Bank” ka ulur për herë të dytë brenda vitit interesat e depozitave në lekë. Nga 5.6 për qind që ka qenë norma e interesit të depozitave në lekë për depozitat 12–mujore para dy javësh, këto ditë norma e interesit është ulur në 5.1 për qind. Bonot e thesarit dhe ulja e interesit të maturimit vjetor të tyre, ka qenë justifikimi i dhënë nga banka për uljen e madhe të interesave brenda një kohe të shkurtër. Me këtë lëvizje, “Raiffeisen” është duke udhëhequr bankat e tjera në rrugën e uljes së interesave dhe, aktualisht, të gjitha bankat po rishikojnë interesat e depozitave në lekë. “Raiffeisen Bank” ka nivelin më të lartë të depozitave në lekë, të trashëguara nga Banka e Kursimeve. Lëvizjet e fundit në tregun financiar dhe ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, kanë bërë që të ulet kosto e parasë në lekë dhe bankat të rishikojnë mënyrën se si i investojnë paratë duke hequr. Kështu, depozitat në lekë me afat 1-mujor kanë rënë në 3.70 për qind, nga 4.2 për qind që kanë jo më pak, por vetëm 2 javë më parë, ato me afat 3-mujor kanë rënë në 3.90 për qind, nga 4.4 që kanë qenë depozitat me afat 6- mujor kanë rënë nga 5.25 për qind në 4.70 për qind dhe ato me afat 24-mujor nga 6.8 për qind kanë rënë në 5.95 për qind. Interesat e depozitave në lekë te “Raiffeisen Bank”
Depozita 1-mujore
Ishte 4.2% u bë 3.7%
Depozita 3-mujore
Ishte 4.4% u bë 3.9%
Depozita 6-mujore
Ishte 5.2% u bë 4.7%
Depozita 12-mujore
Ishte 5.6% u bë 5.1%
Depozita 24-mujore
Ishte 6.8% u bë 5.95%