Makth grotesk në tinguj të Kujtim Laros
27/03/2005 Performanca
Ai që mendonte se grupi “Fantomas” mund të turbullonte ujërat e qeta të konstantes zero, mund të quhej vetëm Mike Patton – sot i përkufizuar pak më gjatë: il genio! Ai do të realizojë performancën e tij në Tiranë në projektin “Tirana overgraund”.
Është e vërtetë si konfirmim, se “Fantomas” mund të ekzistojë vetëm si kreaturë, ndërsa elementi i dytë, që në rastin konkret nuk vjen nga tipologjia e kinemasë kult, është ai djaloshi i lindur çuditërisht në Torino, por që këndon anglisht. Ndonjëherë dëgjohet “Violenza Domestica” në gjuhën amtare dhe Federico e thërret pinjollin lombard për çudira italiane, pse gjaku nuk bëhet ujë. Basta, dhe në sfond dëgjohen dy thika nate që mprihen së bashku – mama mia!
Këngët kontekstualizohen për bashkëpunimin me “Fantomas”. Sipas temës, frazat kinematografike prezantojnë manifestet e jashtëzakonshëm të periudhës së restaurimit të kinemasë: kthehemi prapë te Federico – ti amo porcelino mio! Atmosfera s’është tjetër, veç melankolike dhe emblemat e nostalgjisë nisen nga kredibilitetet hollivudiane të pas luftës për te kolonat zanore të filmave më origjinalë dhe diabolikë – “Marco non tagliare il cazzone!”. Portretet e vrasësve që preferon Mike Patton, janë dei mostri italiani: Badalamenti, Mancini, Nino Rota dhe Ennio Morricone. Ndërsa për dashurinë e vajzës së tij, ai futet në ëndrra veneciane me tingullin e Kujtim Laros dhe te dritarja e hotelit, “si vede una brunetta di occhi gialli”.
Mike Patton ka punuar në mënyrë marramendëse për të rekuperuar filologjikisht shiritin e atyre kompozimeve, të cilat më pas do t’i transformonte në vizione deliri. Dhunë imediate, ashtu sikundër ndodh brenda katër mureve dhe përpara syve tanë shfaqet një situatë familjare, ku, realisht nuk ka aksion, por cytje sistematike të psikologjisë, që çon në një qetësi mortore – i panni di familja si lavanno a casa! Kënga e Mike Patton del nga sfera e kohës dhe nuk e humb kuptimin e kësaj të fundit. Surrealizmi i tij lidhet drejtpërsëdrejti me elektronikën e studiove, ku ai punon për orë të tëra. Për Patton, çdo mëngjes i ri është një kompozim i ri, që herë i kujton Polanskijn, e herë belbëzimet e foshnjës së tij: la–la–la paqa quando torni!
Tendenca në pjesët më të forta ka për qëllim të arrijë klimën finale si një vjershë brilante e papërfunduar, ku dublikimi i natyrës së purifikuar çliron performanca gotike dhe melodia turbullon bateristët Trym e Hellhammer, për të ndjekur ritmet më ekstreme. Albumi, duke mos përmbajtur pjesë të brishta për nga transmetimi i forcave impersonale, transformohet në përthyerje 3-D si “Massive Attack”. Por me ndryshimin se këtu kemi një version muzikor më të sëmurë, më kinetik, më të zhvendosur në huazime të tjera. Ndërsa te “Henry: Portrait of a serial Killer” dhe “Cape Fear” Patton me të tjerë, prezanton mirëkuptimin që sjell komunikimi i hapur midis muzikantëve të zhanreve të ndryshëm dhe bashkëpunimi paralel me grupe, që janë shumë larg njëri–tjetrit në stil. Mike Patton, në të njëjtën kohë bashkëpunon me pesë grupe dhe nuk has më të voglin problem në menaxhimin e punës së tij.
Pasi lë përfundimisht “Faith no More”, duke pretenduar se “Album of the year” 1997, nuk i jepte më shpresë grupit për të vazhduar procesin eksperimental të prodhimit, vendos të humbë kohën, duke u kthyer te gjenia e Oscar Wilde, ku nuk ka tjetër për të deklaruar, përveç kësaj të fundit. Bashkëpunon me “Buzz Osburne”, “Mr.Bungle”, “Dave Lombardo”, “Fantomas”, “Love Age” etj., dhe krijon që nga homazhet rreth filmave të verdhë deri te romanët francezë me heronj të këqinj. Mike Patton në këto 20 vjet të karrierës së tij ka dhënë provën e kalimit nga zëri i inkriminuar i muzikës metal, në diabolikën dekadente të Evropës plakë dhe furnizon pareshtur arsenalin e tij të kompozicionit me gjithfarë huazimesh dhe ultra-eksperimantalizmash. Me pjesën “Experiment in Terror”, ai spostohet nga praktikat jazz, në stilin perfekt të filmit noir dhe kënga pret ironikisht çdo shenjë të episodeve klishe. La follia esplode nuovamente dhe “One step beyond” projekton një makth grotesk me boom në finale, që çliron minutat e fundit. E ndan kompozimin në dy pjesë dhe e çon tekstin në filozofinë e samurajve japonezë. Një modele australiane i afrohet në show-n e tij me “Mr.Bungle” në Sydney, për ta pyetur nëse ai i preferon shëtitjet në parkun me kangurë dhe gamile të ngelura nga peridha e Laurencit.