Katrin Preljocaj.Për të qarë dhe urryer
27/03/2005 Gati tre vjet më parë, një mike nga Parisi, Evelyne Noygue, më dërgoi një libër, që titullohej ‘Një portokalle s’është e lumtur po u bë kajsi’, me dedikimin e autores: Elenit; për ty, që shpresoj ta kuptosh se çfarë do të thotë e gjithë kjo… Miqësisht, Katrin.
Nuk kisha dëgjuar më parë për Katrin Preljocajn, për vëllanë e saj, balerinin dhe koreografin shqiptaro-francez. Fakti është që librin e lexova me një frymë. Është një histori e jetës së saj, e treguar pa asnjë zbukurim, pa asnjë rezervë, pa asnjë shtirje apo përpjekje për të ngjallur mëshirë, pa asnjë tendencë për të qenë ‘libri më i shitur’. Është një vajzë shqiptare, ndonëse e lindur dhe rritur në Francë, që u tregon të gjithëve pa asnjë ngurrim përpjekjet e saj për të njohur vetveten. Ajo nuk zbukuron asgjë, nuk ka turp të tregojë gjëra, që për shumë të tjerë, e për të gjithë shqiptarët, janë tabu, sepse thyejnë normat e moralit, e atij ‘zotnie të nderuar’, që është shkak i gjithë atyre fatkeqësive e dramave, e shkatërrimeve të aq e aq jetëve.
Katrina vjen para lexuesit me historinë e jetës së saj, me etjen për të gjetur atë që është aq e domosdoshme për të gjithë njerëzit, kafshët e bimët: dashurinë. Jo vetëm dashurinë seksuale, por, sidomos dashurinë njerëzore, që përbëhet nga përkëdheljet, fjalët e ëmbla, buzëqeshjet, prekjet që e transmetojnë nga një qenie në tjetrën. Aq ethshëm e kërkon ajo këtë nga të gjithë, po sidomos nga njerëzit e saj, nga familja e saj, sa i krijon vetes drama të njëpasnjëshme. Pa asnjë ngurrim, ajo tregon të gjitha gabimet, fajet, mëkatet e saj, po ti nuk e përbuz, nuk e mëshiron, nuk e mallkon, sepse thellë-thellë ti gjen atje vetveten, prindërit e tu, të kaluarën e të ardhmen tënde.
Historia e Katrinës për mua është edhe historia e kombit tonë, e gjithë shqiptarëve, që të përkundur midis Lindjes e Perëndimit, ende nuk dinë se cilës kulturë i përkasin, që kërkojnë ‘të hyjnë në Evropë’, po duke mbartur gjithë shtresëzimet ataviste, duke menduar se ato s’do t’i vërë re njeri, në se do të fshihen bukur pas frazave bashkëkohore, duke i krijuar kështu vetes një kancer, që ka vite që na grryen e që nuk do shërohet po nuk njohëm vetveten, po pranuam të metat, po nuk guxuam t’i ndryshojmë. Libri i Katrina Preljocajt është thjeshtësisht i mrekullueshëm, sepse ka brenda tij edhe historitë tona të pathëna, që na vjen turp t’ia pranojmë edhe vetes, sepse ka brenda tij edhe mënyrën e daljes prej këtij qerthulli hipokrizie që na grryen vazhdimisht.
Që në fillim desha ta përkthej, pata një dëshirë të fortë t’ua jepja edhe bashkëqytetarëve të mi në shqip, që të mund të kuptonin se sa dëm na bën ashpërsia me të cilën jemi edukuar të komunikojmë, kontrolli i ndjenjave, fshehja e dhimbjes, e të metave dhe mëkateve. Hipokrizia na ka sjellë vetëm konflikte e vetmi.
U përpoqa jo vetëm ta shqipëroj, por edhe ta përkthej historinë që tregon Katrin Preljocaj, ashtu si e përjetova unë. Madje, vajta edhe në Vermosh, që të njihja më nga afër njerëzit, vendet prej nga rrjedh familja e saj, që të kuptoja pse ishte kaq e fortë rrënja shqiptare në prindërit e saj, që t’i kuptoja më mirë edhe ata, edhe Katrinën.
E kam lexuar dhjetëra herë, e kam mbajtur librin në çantën time ngado që shkoja për gati dy vjet, i jam rikthyer përsëri e përsëri, ashtu si i rikthehem Dikensit, Hemingueit apo Hygoit, kur jam e lodhur. Sepse, ndonëse është libri i saj i parë, është Libri me gërmë të madhe. Sot në epokën e letërsisë virtuale, libra si ky më bindin se përsa kohë jemi me gjak të ngrohtë, do të kemi nevojë ta prekim e ta shfletojmë, sikur e përkëdhelim fletën e shkruar, që të ndjejmë plotësisht se ç’ka dashur të thotë autori.
Unë kam qarë, e kam urryer me Katrinën bashkë, jam zbutur e kam buzëqeshur me të, mësova të njoh vetveten, familjen time, kombin tim, jam përpjekur ta jap në një shqipe të qartë e të thjeshtë, se ashtu thjesht e shkruan edhe autorja.
Uroj që të gjithë ata që e lexojnë të munden, secili sipas mënyrës së vet, të shijojnë atë ç’ka dashur të thotë autorja.5 nëntor 2000
Të shërohesh nga një kancer, kjo megjithatë nuk duhet ngatërruar me të qenit i lumtur. Qëmtimi i jetës sime përgjatë nëntë viteve, që të zbuloja nyjën e tij, nëpërmjet gjenealogjisë sime, atje ishte dhe thelbi i shërimit tim.
Ky vrap i gjatë nëpër themel, e stërpikur me marrje në pyetje të njëpasnjëshme dhe me lindje të vështira, qe aryseja e dyshimeve të mia dhe lejoi çeljen e një takimi me veten, me tjetrin, me të tjerët.
Në rast se për të kuptuar prindërit e mi më ishte e domosdoshme të vija veten në vendin e tyre, të arrija të kuptoja mënyrën se si ata i merrnin jetën, ngjarjet, qeniet apo sendet... Për këtë nuk mjaftuan as dy vite të tërë. Po që në fillim të kërkimeve të mia, mëria ime kokëfortë ndaj tyre u rrënua nga takimi prekës me një vajzë dhe një djalë të vogël, që, pre të një fati të trazuar, nuk mundën të rriten në lartësinë e ëndrrave të tyre.
Po vazhdoja të ecja përpara terra incognita-n time, kur në Kosovë shpërtheu lufta. Përmes pamjeve që shihja, m’u zgjua përsëri dhimbja; u desh të merrnin arratinë një milion kosovarë që të buthonte ndërhyrja e forcave të NATO-s dhe të ndjehej nevoja e ngutshme për ndihma humanitare, për këtë pjesë të Ballkanit... E megjithatë, nga e gjithë kjo pashë dy të mira: Kosova dhe Shqipëria më në fund dolën prej errësirës dhe falë reportazheve të mediave ndërkomëbtare, unë munda të vlerësoj më mirë, duke u nisur nga e kaluara, peshën e provave, nëpër të cilat patën kaluar prindërit e mi. Si nuk kisha mundur ta kuptoja rëndësinë e tragjedisë së asaj arratie pafund, që ata përjetonin? Për ta, Shqipëria ishte bërë një vrimë e madhe e zesë, një temë e pashpjegueshme, por kodet dhe traditat e saj, të panjohura për botën perëndimore, përbënin bazën që i mbante në këmbë. Përsa u përket dramave, frikës dhe vuajtjeve të tyre... Si mund të gjykoja apo të dënoja ata që më dhuruan jetën?