Shqiptarët përballë serbëve prej ‘800-ës deri 2004
27/03/2005 Mund të titullohej edhe “Aktet zyrtare të Serbisë për shpërnguljen e shqiptarëve (që nga viti 1844 e deri më sot)” libri i sapohedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Toena”, përgatitur dhe pajisur edhe më një parathënie të gjatë nga akademiku Rexhep Qosja.
Ajo përfshin Naçertanijen e Ilija Garashaninit të vitit 1844, e më pas projektet e Vasa Çubliloviqit, Ivo Andriqit, Stevan Moleviqit, Dorica Qosiqit, Komnventën Ndërkombëtare Turko-Serbe, Instruksionin e Drazha Mihailloviqit, Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Programin e Sheshelit, e deri në botimin e fundit të Dorica Qosiqit për ndarjen e Kosovës të vitit 2004.
Libri është një material i dobishëm për diplomacinë, politikën, analistët dhe median shqiptare në gjithë rajonin, por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë që duan të mësojnë mbi politikat zyrtare dhe të institucioneve “të pavaruara” të serbisë për pastrimin etnik të territorit të Kosovës, për përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore dhe popullimin e kësaj hapsire me popullsi sërbe. Nga njohja me materialet e këtij libri të forcohet bindja se nuk ishte aspak e rastësishme apo “vepër e strukturave apo grupimeve që dolën jashtë kontrollit” masakra e ushtruar në
Kosovë në dy vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe përpjekjet për spastrimin e Kosovës prej banorëve të saj, shqiptarët. Ajo ishte vijim i një linje politike të përhershme, shekullore që të gjitha qeveritë, klikat e klanet e ndryshme sërbe kanë ndjekur ndaj shqiptarëve vazhdimisht, madje edhe e intelektualëve, njerëzve të kulturës e shkencës. Nuk është e rastit që një vëllim i plotë e voluminoz me temë ndarjen e Kosovës ka dalë në qarkullim nga Dorica Qosiqi edhe në vitin 2004, pas Çlirimit të Kosovës dhe kthimit të kosovarëve në shtëpitë e tyre.
Vëllimi prej 300 faqesh paraprihet me një analizë të gjatë që i ka bërë Prof. Rexhep Qosja secilës prej teorive e materialeve që përfshihen në libër, duke treguar thelbin e tyre, qëllimin dhe synimet e serbëve, si dhe të vërtetën historike në lidhje me autoktoninë e shqiptarëve në Kosovë dhe gjithë rajonin. Shkrimi i Profesor Qosjes është një demaskim i hapur i politikave antishqiptare në të gjitha sistemet sërbe, gjatë gjithë historisë sonë të përbashkët të bashkëjetesës së detyruar.