E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozitë gazi në bodrumin e pallatit, banorët: Rrezikon jetët dhe pronat tona

TIRANE – Banorët e një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për zhvendosjen e një depozite gazi, që sipas tyre është vendosur në pallatin e tyre.

Sipas banorëve, në bodrumin e pallatit është vendosur një depozitë gazi që përmban deri në 10 mijë litra, e cila rrezikon seriozisht jetët e tyre.

Banorët i bëjnë apel policisë dhe shërbimit zjarrfikës që të ndërhyjnë për zhvendosjen e depozitës nga pallati.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›