Mëhilli: Deputeti i PS tentoi të aksidentojë makinën e Kryeministrisë. Reagon Isaraj
FIER - Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, akuzon deputetin socialist Arben Isarai se ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonin punonjësit e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mëhilli bën të ditur se makina e deputetit socialist bëri një parakalim të gabuar në Fier, me qëllim që të nxirrte nga rruga makinën e Kryeministrisë.
“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha”,- shkruan Mëhilli në “Facebook”.
Isaraj: Nuk mbulohet paniku me gjethe fiku
“Nuk mbulohet paniku me gjethe fiku”, ka qenë reagimi i Arben Isaraj në Facebook ndaj deklaratës sot të zëdhënëses së Berishës.
Isaraj i ka cilësuar skenar halucinacionesh deklaratat e zëdhënëses si dhe shenja paniku nga humbja më 23 Qershor.
“Shpifjet dhe paniku po shoqërojnë të gjithë fushatën elektorale të qeverisë që po ikën. Zëdhënësja e Kryeministrit ka shpikur sot një skenar halucinant aksidenti, sipas të cilit, unë i jam vënë pas në rolin e "kamikazit", për ta "asgjësuar" fizikisht dhe për të "rrëmbyer' fjalimin e Roskovecit. Sindroma e shefit të blinduar duket se ka prekur edhe cupëzën me fantazi të shfrenuar”, shkruan Isaraj.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)