Naço: Berisha do vijë me helikopter në Skrapar, nuk i mbaroi dot as 3 km rrugë
BERAT - Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Nasip Naço ka deklaruar se kryeministri Berisha gjatë tetë viteve që qeverisi vendin nuk arriti të mbaronte dot as 3 kilometra rrugë në Skrapar.
Gjatë një prononcimi për mediat nga Berati, Naço u shpreh se “Berisha do të vijë me helikopter në Skrapar. Partia Demokratike tashmë është bërë si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër”.
“Berisha nuk i mbaroi dot as tre kilometra rrugë në Skrapar gjatë tetë viteve qeverisje dhe tashmë ai do të vijë me helikopter në Skrapar. Po ta vini re Partia Demokratike është bërë tamam si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër”, - ka deklaruar kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkaq, Naço shprehu bindjen e tij se LSI-ja do të dalë forcë e parë politike në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e përgjithshme.
“Lëvizja Socialiste për Integrim po vjen si ortek më 23 qershor nga mali i Tomorit dhe ju premtoj se do të jetë forcë e parë politike në Qarkun e Beratit”, - përfundoi Naço.
(er.nu/BalkanWeb)