E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, hidhet nga kati i peste i moshuari

KUKES - Vetevritet nje 67-vjecar duke u hedhur nga kati i peste i pallatit ku banonte. Burime te policise se Kukesit, thane dje se Osman Topuzi, si rezultat i depresionit, eshte hedhur nga kati i peste i pallatit ku banonte, ne qytetin e Kukesit. Ngjarja ndodhi rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem. Si rezultat i hedhjes nga lartesia, 67- vjecari ka gjetur vdekjen ne spital, duke mos mundur t'i rezistoje plageve te renda. Ai kishte pesuar fraktura te shumta dhe hemorragji te brendshme e te jashtme, cka mendohet t'i kene shkaktuar vdekjen. Sipas policise, ai e ka bere kete veprim, si rezultat i gjendjes depresive. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes se rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›