Gjendet pas 10 ditesh kufoma e te zhdukurit
KURBIN - Eshte gjetur dje trupi i pajete i Lik Muces, bariut nga Vinjolli i Kurbinit, i cili eshte shpallur i humbur qe prej 10 ditesh. Ai ka qene duke ruajtur bagetite, por nje stuhi e forte ka bere qe 70-vjecari Lik Muca te humbase, ndersa gjurmet e vetme ishin shkopi i tij dhe kepucet ne ane te nje perroi. Nje jave nga humbja e tij, pas kerkimeve te shumta te bera nga familjaret e tij, si dhe forcat e ushtrise, policise, njerez te angazhuar drejtperdrejt nga Bashkia Milot, me ne fund eshte gjetur trupi i pajete dhe i dekompozuar i bariut Lik Muca, i cili eshte pikasur nga nje banor i zones. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Lezhes, vdekja e 70-vjecarit ka qene aksidentale.