E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, var veten një 32-vjeçar

Një tjetër vetëvrasje është shënuar të enjten në rrethin e Tropojës, ku si shkak kryesor raportohet të ketë qenë depresioni. Burime të Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë të ditur në mëngjesin e djeshëm, në fshatin Degë të Komunës Fierzë të rrethit të Tropojës, se 32-vjeçari Kujtim Haxhi Çuka në gjendje depresive ka kryer vetëvrasje. Ngjarjen e kishte zbuluar babai i viktimës, i cili në mëngjes herët ka gjetur të birin të varur me litar. Disa nga njerëzit e afërt, të pyetur nga policia për shkaqet e mundshme të vetëvrasjes, thanë se 32-vjeçari ishte depresiv. Megjithatë, një grup hetimor po punon për të zbardhur edhe më tej shkaqet që kanë çuar të riun të vetëvritet. Banorët e lagjes së Çukës kanë thënë se viktima ishte i pamartuar dhe jetonte me dy prindërit, në kushte jo fort të vështira sa për ta dërguar në vetëflijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›