E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama te kthehet ne institucione

"Artikulimet politike intrigante e irracionale te disa lidereve te PS, nuk perbejne asnje shqetesim per nje alternative te shendetshme si LSI dhe e majta per integrim, qe me identitetin e tyre te spikatur te majte vene ne krize zotin Edi Rama". Kjo ka qene kunderpergjigjja e dhene dje nga LSI, ndaj thirrjes se ardhur nga selia roze, per rikthim ne familjen e perbashket. Ftesa u be po dje nga deputeti socialist, Taulant Balla, i cili i kerkoi njeheresh lidershipit te LSI-se te heqe dore nga karrigia kryeministrore. Pikerisht ndaj kesaj thirrjeje, kryetari i KDK te LSI-se, Edmond Haxhinasto, deklaroi se, "nisur nga deklarimet e papergjegjshme te disa perfaqsuesve me identitet te dyzuar ne lidershipin e PS, LSI i ben thirrje serish haptas dhe publikisht zotit Rama dhe te tijve, qe te kthehen ne institucionet kushtetuese te ketij shteti dhe ne komisionin e reformes zgjedhore. Gjithashtu, i bejme thirrje Rames qe te nxjerre ne tavoline, marreveshjen PS- PD".O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›