E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetim ne liqenin e mallkuar

Heshtje vetem heshtje ne Farke, pas tragjedise kur humben jeten 16 veta. Kete heshtje e respektonte dhe liqeni, i cili i perpiu te te gjithe personat qe pak minuta me pare ishin duke kenduar dhe duke festuar dy festa ate te 21-vjetorit te Alban Hysen dhe ditelindjen e qe do vinte po qe nuk erdhi kurre te binjakeve Osmani. E vetmja varke qe ka ngelur ne liqen pas tragjedise lekundej nga era dhe uji si pa te keq, duke mos e ditur se cfare i ndodhi simotres se saj ne mengjesin e dy diteve me pare. Reshjet e djeshme te shiut sikur, po e "qortonin" liqenin dhe po e pastronin ate nga ujerat e keqija. Njerez te shumte te veshur me rroba te zeza leviznin ne rrugen kryesore, pa biseduar me njeri-tjetrin dhe duke u afruar afer shtepise se Afrim Dibres per ta percjelle ate ne banesen e fundit. I heshtur eshte dhe lokali, ku, darken e tre diteve me pare, pese familje ishin mbledhur per te festuar. Te qeshura, perplasjet e gotave dhe te kenduarat, qe shoqeruan minutat e oreve festive, u kthyen ne nje tragjedi dhe tmerr jo vetem per te afermit e viktimave po per te gjithe shqiptaret. Sikur per ta renduar kete heshtje ne zone ka dhe shume efektiva policie, te cilet ruajne vendin e ngjarjes, si dhe per t'i ardhur ne ndihme ndonje njeriu qe mund t'i bjere te fiket nga dhimbja e madhe. Banoret e lagjes e shohin me zemerim liqenin. Here pas here, ata hapin perdet e dritareve dhe hedhin syte, me pas i mbyllin ato. Levizjet e tyre neper rruge jane me te rralla, pervec personave qe shkojne per te ngushelluar familjen Dibra, per humbjen e Afrimit 43-vjecar, pronarit te lokalit, qe iu faturua edhe tragjedia qe pati vetem tre te mbijetuar. Nga njeri breg ne tjetrin duhen vetem 2 minuta qe te kalosh me varke. Lokali, i cili per dite me radhe vizitohej nga njerez te ndryshem, madje edhe nga kengetare, te cilet kane preferuar te bejne videoklipe ne kete zone, eshte mbyllur. Edhe dje, ata nuk e besonin se ishin mbytur 16 vete ne ujerat e liqenit te Farkes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›