E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan, sot vizite ne Shqiperi

Kryeministri turk, Taip Erdogan, do te vizitoje diten e sotme Tiranen, per te shprehur mbeshtetjen e solidaritetin e Turqise per tragjedine e Gerdecit, si dhe per te dhene mbeshtetjen per anetaresimin ne NATO. Vetem kater dite pas vizites se ministres se Jashtme greke, Dora Bakojani, ne Tirane kreu i qeverise turke ka nxituar per te shprehur edhe njehere, tashme ne vend tere mbeshtetjen turke dhe per te dhene ndihmen e domosdoshme per tejkalimin e situates se rende te krijuar. Si nje nder vendet me peshe ne NATO, Kryeministri turk do te jape mbeshtetjen e duhur per Shqiperine qe te marre ftesen ne samitin e Bukureshtit. Erdogan do te zhvilloje takime me kreun e qeverise, Berisha, Presidentin Topi, Kryetaren e Kuvendit, Topalli. Vizita e tij ne kete situate vleresohet shume e rendesishme dhe shenje e mbeshtetjes turke per te gjitha reformat ne Shqiperi.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›