Depresioni, vret veten ish-oficeri i RENEA-s
TIRANE- Ish-efektivi i RENEA-s i ka dhënë fund jetës dy ditë më parë, pas një depresioni të rëndë. Mësohet se 43- vjeçari Fatbardh Allushi është gjetur në afërsi të urës Brarit në fshatin Shtish Tufinë i qëlluar me një plumb çifte në kokë, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Menjëherë pas marrjes së informacionit forca të Komisariatit nr 4 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Nga kryerja e veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes afër kufomës u gjet një armë gjahu e markës “Breda”, të cilën viktima e kishte me leje dhe një gëzhojë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, nga deklarimet e marra rezulton se Allushi ishte vetëqëlluar një herë në kokë me armën e gjahut në gjendje depresioni pasi kishte kohë që vuante nga depresioni. Mësohet se 43-vjeçari për disa vite ka qenë i angazhuar në forcat RENEA, si dhe ka qenë shoqërues i disa gjyqtarëve.
(m.a/GSH/BalkanWeb)