E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmohet lobi rus në OKB, Moska propozon Vuk Jeremiçin për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

09-02-2012 / Redi Agolli

Dy ditë pas vetos ruse dhe kineze në Këshillin e Sigurimit, për situatën në Siri, lobi rus tregon dhe njëherë se është mjaft i fortë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Dhe këtë e ka treguar në vazhdimësi, pasi mjaft vendime të OKB-së kanë kaluar më parë në lupën e Moskës. E tillë është edhe kandidatura e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili ka marrë menjëherë miratimin e Moskës zyrtare. “Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiç do të zgjidhet”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin. Duke folur me doza humori, Çurkin tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme “do ta trondiste organizatën”. Dy javë më parë Serbia ka emëruar ministrin e jashtëm Jeremiç si kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ndërsa si rival ka ambasadorin e Lituanisë në OKB. Aktualisht, kryetar i Asamblesë së Përgjithsme të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase. Ajo që kuptohet lehtë nga ky proces zhvillimesh në OKB është se lobi rus tashmë ndjehet komod pas shpalljes së aleancës anti –perëndim me Pekinin zyrtar. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›