E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kërkon njohje nga Egjipti

Gazetat kryesore të Egjiptit kanë shkruar për simpoziumin me titull “Kosova midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, të organizuar nga Sindikata e Gazetarëve Egjiptianë.

Beqir Ismaili, Këshilltari i Jashtëm Ministrit Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Egjiptit që të njohë Kosovën me rastin e njëvjetorit të Pranverës Arabe.

Ismaili ka prezantuar para të pranishmëve fakte historike dhe arritjet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
Në kuadër të simpoziumit është organizuar edhe një ekspozitë fotografike, si dhe është shfaqur një dokumentar për Kosovën.

Në këtë simpozium kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike dhe personalitete të shumta egjiptiane, të cilët kanë bërë thirrje për shpejtimin e njohjes së Kosovës.

Sipas tyre, problemi i vetëm që po pengon njohjen e Kosovës janë sfidat me të cilat po përballet vendi gjatë periudhës së tranzicionit.
Pjesmarrësit kanë shprehur bindjen se njohja e Kosovës do të vijë shumë shpejt.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›