Reshjet e dëborës dhe ngricat, paralizojnë thuajse gjysmën e territorit. Shtabi i Emergjencave në gatishmëri të plotë, vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter

Drejtoria e rezervave të shtetit ka nisur shpërndarjen e ndihmave ushqimore në zonat veriore të bllokuara nga dëbora. Janë nisur rreth 400 pako me ushqime drejt zonave të bllokuara në Pukë dhe Shkodër, ndërkohë që drejtori i rezervave të shtetit, Hysen Arapi deklaroi se koha e mirë ka ndihmuar edhe në lëvizjen e helikopterëve përveç lëvizjes së kamionëve. Arapi shprehet se janë ngritur 7 drejtori rajonale të rezervave të Shtetit, të cilat janë në gatishmëri dhe që do të plotësojnë të gjithë nevojat e familjeve.
Situata në vend
Vijojnë temperaturat e ulëta në gjithë vendin, ndërkohë që situata është më e vështirë prej disa ditësh në zonat e veriut. Në Pukë prej 9 ditësh akset Fushë Arrëz-Kukës dhe Fushë Arrëz-Bajram Curri. Të kalueshme me zinxhirë segmentet Pukë-Shkodër, Pukë-Fushë Arrëz, Hadroj-Mirditë, ndërsa akset rurale të gjitha të bllokuara. Rreth 200 familje Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë Mali e Qelëz kanë nevoja emergjente për ushqime.
Prezencë akulli në të gjitha rrugët e Kukësit dhe të gjitha komunat janë të bllokuara. Të bllokuara akset Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë, Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Bushtricë. Të kalueshme me vështirësi edhe me zinxhirë Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash. Energjia elektrike mungon prej rreth një muaji në fshatrat e thella të disa komunave. Në Dibër me rrezikshmëri është qarkullimi në segmentin Peshkopi-Qafë Buall, pjesë e aksit nacional Peshkopi-Tiranë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd ende i bllokuar. Ndërkaq në Korçë janë të kalueshme me zinxhirë Qafa e Qarrit, si dhe akset Korçë-Dardhë e Korçë-Voskopojë, ndërsa të bllokuara komunat Lekas, Clirim dhe Velcan. Ende nuk lejohet qarkullimi i kamionëve në aksin Kapshticë-Kozan.
Kamionë e helikopterë me ndihma drejt veriut
Drejtoria e Rezervave Materiale i vjen në ndihmë banorëve të bllokuar në zonat e thella veriore, për shkak të borës. Pas apelit të shumë banorëve, në fshatrat e Kukësit dhe Dibrës se ju kanë mbaruar rezervat e ushqimeve, nis shpërndarja e tyre me helikopter.
Hysen Arapi, drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit deklaron se ka nisur shpërndarja e ndihmave si nga toka ashtu edhe nga ajri. Sipas tij, drejt Pukës janë nisur 2 kamionë me 300 pako me ushqime, ndërsa drejt komunave Trebisht dhe Klenjë të Dibrës janë nisur dy helikopterë, secili me nga 50 pako ndihma ushqimore. Arapi deklaroi më tej se drejtoria e rezervave “është në pritje të kërkesave të komunave për ndihma”. Sipas zotit Arapi, “Kjo sasi ndihme do t’ju mjaftojë banorëve atje për rreth 1 muaj. Në pako ka, miell, sheqer, oriz, makarona, vaj, konserva dhe detergjentë”, siç tha ai. Mësohet se në Klenjë ndihmat janë hedhur nga ajri, pasi helikopteri nuk është ulur dot prej nivelit të madh të borës.
Policia: Kalueshmëria në akset rrugore gjatë ditës së sotme
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
7. aksi Krumë – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës – Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje reshjet e dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7. akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët po punojnë për pastrimin e tyre.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar. Po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Korçë – Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe po fryn një erë e fortë, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
...