E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i vdekur një 42 vjecar, nisin hetimet

TIRANË- Një person i seksit mashkull është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke identifikuar viktimën. Ai është Arjan Muça, 42 vjeç. Trupi i pajetë i Mucës është gjetur në shkallët e një pallati, afër banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga përzierja e ilaceve me alkoolin. Ndërkohë që hetimiet e bluve të kryeqytetit do vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›