"Deputetë e gjeneralë i ankohen Francës, Zogu na persekuton"
Në vitet 1930, regjimi i Zogut ishte i mbërthyer në konflikte të rënda shoqërore. Problem kryesor për vendin ishin prapambetja, papunësia dhe varfëria ekstreme e popullit. Situata ishte e rëndë, sidomos në zonat malore të veriut, që kërcënoheshin çdo vit nga uria. Pas rrëzimit të Nolit, në dhjetor 1924, Zogu u orientua nga Italia fashiste; më 1926, ai nënshkroi me të, Paktin e Parë të Tiranës, që i hapi rrugën ndërhyrjes së kapitalit italian në Shqipëri. Me gjithë propagandën e regjimit, jeta politike ishte ashpërsuar shumë. Më 1932, regjimi shtypi me ashpërsi lëvizjen që shpërtheu në Vlorë, duke dënuar me vdekje pjesëmarrësit kryesorë; më 1934, pati një lëvizje tjetër brenda oborrit, ku për t'i shpëtuar dhunës shumë oficerë u detyruan të iknin jashtë shtetit; më 1935, shpërtheu Kryengritja e Fierit; qeveria arrestoi mbi 1000 vetë, nga të cilët 13 u ekzekutuan. Një lëvizje tjetër e armatosur shpërtheu më 1937, në Gjirokastër, e drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm i Mbretit.
Ngjarjet tregonin se regjimi i Zogut i kishte tashmë ditët të numëruara. Kundër regjimit ishin përfshirë njerëz të elitës së vendit. Për këtë bën fjalë edhe letra e mëposhtme, drejtuar më 1 mars 1938, ministrit të Punëve të Jashtme të Francës. Letra ishte nënshkruar nga emra të njohur të kohës, si Kostë Çekrezi, Muharrem Bajraktari, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Osman Koculi, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi, A.Suma. Për të ndikuar tek ministri francez, autorët, duke shënuar në letër edhe ish-pozitën e tyre të lartë në administratën e vendit, thoshin se "vepronin në emër të opozitës së fshehtë". Letra është shkruar frëngjisht dhe gjendet në arkivat angleze.
Letra
Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës,
Paris, 1 mars 1938
Shkëlqesi,
Në emër të opozitës së fshehtë shqiptare, e persekutuar dhe që tashti është në heshtje, kemi nderin të paraqesim në dijeninë Tuaj, faktet e mëposhtme:
Shqipëria, e ngritur si shtet sovran dhe e pavarur nga përpjekjet e patriotëve shqiptarë me mbështetjen e fuqive liberale dhe të Shoqërisë së Kombeve, është bërë sot për shkak të diktaturës antipatriotike të Ahmet Zogut një shtet, në vartësi politike të Italisë. Qeveria e Romës, i dikton regjimit aktual politikën që duhet të ndjekë ndaj shteteve të tjera dhe Shoqërisë së Kombeve. Shqipëria është bërë sot një bazë ushtarake e imperializmit fashist në Ballkan. Qeveria e Romës ka ndërtuar në vendin tonë fortifikime të mëdha, duke ndjekur direktivat e shtatmadhorisë së saj. Drejtuesit e politikës italiane, duke përfituar nga regjimi i Zogut, synojnë të penetrojnë në sundimin e Shqipërisë dhe ka fituar të gjitha pasuritë kombëtare dhe ka vënë dorë mbi të gjitha ndërmarrjet ekonomike, financiare, tregtare të vendit tonë të varfër. Kështu, së fundi e ashtuquajtura Dhomë e Depu-tetëve - dhe këto të fundit, janë caktuar dhe emëruar si në-punës të thje-shtë nga autoriteti qendror - aprovimin e tyre sapo e kanë dhë-në - për një akord të ri doganor, që është arrirë midis qeverisë së Romës dhe të Tiranës. Rezultati i kësaj marrë-veshjeje, ka qenë të sigurojë në dëm të interesave të popullit tonë monopolin e tregtisë së Italisë në Shqipëri, duke përjashtuar ato të vendeve të tjera. Kështu Shqipëria, anëtare e Shoqërisë së Kombeve, është bërë sot një vend i mbyllur për eksportin italian dhe ndodhet në një skllavërim ekonomik të pashembullt në çdo vend tjetër të pavarur. Kjo marrëveshje e fundit, ka pasoja ekonomike akoma më të rënda për vendin tonë si ato të bashkimit doganor, që ka arritur që më parë qeveria e Romës. Nën regjimin e Bashkimit Doganor tregtarët shqiptarë, duke përfituar nga konkurrenca e furnitorëve italianë, kanë blerë me çmim-minimum mallrat e tyre në gadishull. Sipas klauzolave të Konventës së re, të gjitha mallrat e importuara në Shqipëri do të realizohen nëpërmjet disa shtëpive tregtare italiane të caktuara në akordin e përfunduar dhe të shpallur popullit shqiptar në gazetën shqiptare të Tiranës. Kundër kësaj politike të mbrapshtë të Zogut, nuk ka munguar që zemërimi i popullit shqiptar të manifestohet me forcë në disa lëvizje: në nëntor 1926, një pjesë e popullsisë së Shqipërisë së Veriut u ngrit kundër tij e shtyrë në zemërim nga shtytja e regjimit. Diktatura e Zogut do të ishte shembur që në këtë kohë nëse s'do ish mbështetur si gjithnjë duke i bërë apel mbështetjes së huaj dhe duke nënshkruar paktin e Tiranës, që e vë vendin tonë nën protektoratin italian. Në 1932, u zbulua një lëvizje e gjerë kombëtare që qendrën e kish në Vlorë, në djepin e pavarësisë shqiptare. Këtë e ndoqi një proces politik monstruoz. Elita e popullit shqiptar u arrestua, u ndalua, u dënua deri me burgim të përjetshëm. Më 1934, u zbulua një komplot në gjirin e oborrit të Zogut. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, më shumë se 100 oficerë u arrestuan, nga të cilët shumica u detyrua të ikte jashtë shtetit. Më 1935, u organizua kryengritja e Fierit nga oficerët e ushtrisë, në të cilën morën pjesë edhe shtresat e gjera të popullsisë. Më shumë se 1000 vetë u arrestuan në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një numër i madh fajtorësh u dënuan dhe 13 nga ata u ekzekutuan. Më 1937, ndodhi Lëvizja e Gjirokastrës, e cila u drejtua nga ish-ministri i Brendshëm i Mbretit Zog. Në këto lëvizje u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim feje, klase dhe tendence politike. Këto tentativa kombëtare kanë dështuar deri më sot vetëm për shkak se populli shqiptar është i çarmatosur dhe regjimi ka në dispozicion të tij një sasi të madhe materialesh lufte. Nën shtytjen e dyfishtë, të brendshme dhe të jashtme, situata e popullit shqiptar bëhet gjithnjë e më tragjike. Është për të pasur frikë që kjo gjendje t'u japë shkas problemeve më të rënda për të vënë në rrezik ekzistencën kombëtare dhe paqen në Ballkan. Ne e konsiderojmë si detyrë tonën për të tërhequr vëmendjen da-shamirëse të Shoqërisë së Kombeve, si dhe atë të të gjitha shteteve ballkanike të angazhuara për çështjen e paqes.
Në këtë rast, na lejoni t'ju bëjmë të ditur që populli shqiptar në pjesën më të madhe nuk dëshiron tjetër, veçse të eliminojë shfrytëzimin e huaj johuman, të rivendosë liritë kushtetuese dhe t'u jetë besnik principeve të marrëveshjes, si anëtar i Shoqërisë së Kombeve.
Ju lutem, pranoni Zotëri, shprehjen e konsideratës më të lartë,
Në emër të emigracionit politik shqiptar
Ish-nënkryetar i Këshillit të Shtetit Shqiptar
K.A. Çekrezi (Firma)
Ish-komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare
Leitnant colonel
(Firma) M.Bajraktari
Ish-deputetët
K.Tromara dhe A.Këlcyra (firma)
Ish-ministër shqiptar
Q.Koculi
R.Mitrovica,
C.Vllamasi
(firmat)
Ish-drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Financave
A.Suma (Firma)
*Historian
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)