Ramë Buja: S'ka ministër në botë që mund ta ndërrojë historinë
Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja ka deklaruar në një konferencë për mediat në Prishtinë se tekstet e historisë nuk do të ndryshojnë, por do të ndryshojë terminologjia. Ai ka bërë me dije se është rënë dakord me ministrin e arsimit të Turqisë, që të hiqen termat që nxisin urrejtje. "Por historia nuk mund të ndërrohet. Është përfolur shumë, është thënë shumë mbase ministri Buja mund ta ndërrojë historinë, nuk ka ministër në botë që mund ta ndërrojë historinë, as s'ka potencial ta bëjë këtë gjë, sepse ka ndodhur ajo që ka ndodhur, ne mund ta zbusim gjuhën e komunikimit, që të jetë gjuhë jo e urrejtjes por nuk mund të bëjmë lëvizje të tjera", ka thënë Buja. Lajmi nga Prishtina, vjen në një kohë që është shuar debati për këtë ccështje, debat që nxori në pah edhe kundërshtitë e mëdha sa i takon ndërhyrjes turke në punët e brendshme të Prishtinës e Tiranës.
Në muajin mars të këtij viti, një grup intelektualësh nga të gjitha trojet shqiptare mes tyre dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare kanë përgatitur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.
Ne peticionin e drejtuar autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe në dijeni edhe të autoriteteve shqiptare nënvizohet se duke u nisur nga debati rreth "ndryshimeve të historisë" dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, faktet historike dhe argumentet shkencore, s'mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar.
(e.m/f.nikolli/BalkanWeb)