E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputete kërkojnë informacion nga drejtori i SHISH

Ngjarja tragjike e Gërdecit është bërë objekt debati edhe në mbledhjen e djeshme të komisionit të Sigurisë Kombëtare ku ka qenë i pranishëm drejtori i SHISH Barhri Shaqiri. Qëllimi i mbledhjes ka qenë përgjigja e pyetjeve të deputetëve ndaj drejtorit të SHISH në lidhje me raportimin e punës një vjeçare të këtij institucioni, të publikuar në komision javën e kaluar. Ashtu si herën e parë mbledhja e komisionit është bërë me dyer të mbyllura duke mbajtur larg median, sepse sipas drejtuesit të komisionit deklarimet që janë bërë aty përbëjnë sekret shtetëror. Por mësohet se pas pyetje të deputetëve dhe përgjigjeve të drejtorit të SHISH në lidhje me raportin e punës një vjeçare të këtij institucioni, pjesën më të madhe të diskutimin e ka zënë tragjedia e Gërdecit. Shkak i debatit është bërë një lajm i botuar dje në media ku një diplomat i huaj deklaronte se kanë qenë pikërisht agjenturat e huaja shkaktare të kësaj tragjedie me qëllim pengesën e antarësimit të Shqipërisë në NATO. Duke u ndaluar tek kjo deklaratë e diplomatit anonim, anëtarët e komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë kërkuara të dinë nëse SHISH ka hasur në ndonjë informacion të tillë gjatë punës së saj apo jo. Për deputet do të ishte e pa falshme nëse vërtetohet kjo gjë që agjenturat e huaja kanë shkaktuar një tragjedi të tillë dhe shërbimi ynë shtetëror nuk ka mundur të kapë asnjë sinjal për të marrë mas parandaluese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›