E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet 1 minute heshtje per 4 femijet e Sukthit

Tirane 11 nentor NOA - Gjate seances se sotme plenare deputetet mbajten nje minute heshtje per vdekjen e 4 te miturve gjate nje incidenti tragjik mbreme ne qytezen e Sukthit.

Nderkaq deputetet u njoftuan per miratimit me mirekuptim nga Konferenca e Kryetareve te kalendarit te shqyrtimit te projektligjit Per buxhetin e vitit 2011.

Kuvendi pas diskutimeve miratoi projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Memorandumin e Mirekuptimit per ngritjen organizimin administrimin sigurine financimin dhe sigurimin me burime njerezore te Qendres se NATO-s per bashkepunimin e operacioneve speciale NSCC projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Karten e Organizates per Mirembajtjen dhe Furnizimin e NATO-s NAMSO 1958 projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9323 date 25.11.2004 Per barnat dhe sherbimin farmaceutik te ndryshuar.

Deputetet miratuan gjithashtu projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10.033 date 11.12.2008 Per lojerat e fatit te ndryshuar.

Deputetet miratuan gjithashtu me 73 vota pro kerkesen e grupit parlamentar te Partise Demokratike per pezullimin e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit te Republikes per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte deri ne interpretimin e neneve 125 dhe 136 te Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›