E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel Deshtuat me krizen

Kur Pierre Mirel drejtor per Shqiperine ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Europian dorezoi ne Tirane opinionin e Komisionit dhe raportin e gjate analitik nje dite me pare qeverite europiane kishin marre vendim per heqjen e vizave me Shqiperine. Dy lajme nje i mire dhe nje tjeter me pak i mire qe zoti Mirel shtjellon ne kete interviste.

TCH A do ta kishte marre Shqiperia statusin e saj te vendit kandidat nese do te kishte zgjidhur krizen politike

Mirel Ne kriteret e anetaresimit qe jane percaktuar ne Kopenhagen me 1993-shin nje nga kriteret kriter i rendesishem eshte stabiliteti dhe mirefunksionimi i institucioneve demokratike. Nder institucionet demokratike nje nga institucionet me te rendesishme eshte Parlamenti. Opinioni yne dhe mendoj se qytetaret e Shqiperise nuk habiten nga ai eshte se Parlamenti nuk funksionon sic duhet. Ai nuk funksionon sic duhet sepse qe prej zgjedhjeve pati bojkot dhe veshtiresi me pas. Por ai nuk funksionon sic duhet per nje arsye tjeter qe lidhet me funksionimin e strukturave dhe dua te kembengul ne kete pike pavaresisht situates paszgjedhore ne mendojme qe rregullat procedurat per funksionimin e Parlamentit nuk respektohen dhe Parlamenti kesisoj nuk ushtron rolin e tij te vertete kontrollues mbi qeverine.

TCH Pikerisht ne kete pike ju keni perdorur termin keqperdorur. Pra kryetarja e Kuvendit thoni ju ka keqperdorur fuksionimin procedurat e Parlamentit

Mirel Ne cdo Parlament drejtuesi i seances kryetari apo kryetarja e Kuvendit duhet sipas nesh sic ne e shohim ne Parlamentet e ndryshme te shteteve anetare apo ne Parlamentin europian ne Bruksel te kete nje sjellje nje qendrim jo partizan Pra te jete mbi partite per te bere te mundur qe Parlamenti te mund te debatoje mbi te gjitha ceshtjet e rendesishme qofte kjo menyra sesi percaktohet rendi i dites si realizohen seancat e pyetje-pergjigjeve elemente keto te rendesishem per te qene permbi politiken partizane.

TCH Zoti drejtor ne raport lexojme se qeveria ka pasur mungese gatishmerie per te pranuar propozimet e Partise Socialiste qe do te conin ne nje zgjidhje te ngercit politik. Cfare duhet te kishte bere konkretisht qeveria

Mirel Besoj se ajo qe ne themi dhe sidomos ajo qe komisioneri Fyle tha te marten ne Bruksel gjate konferences se tij per shtyp eshte se i takon udheheqesve te te gjitha partive qe te punojne se bashku per te gjetur nje zgjidhje. Dhe nga ana tjeter vete Parlamenti Europian ne korrik ne rezoluten e tij kishte provuar te formulonte nje zgjidhje te cilen e perseriti javen e shkuar ne Tirane duke provuar ta promovoje ne komitetin parlamentar miks Parlament Europian-Parlament shqiptar por qe deri tani nuk ia ka dale. Por le te shpresojme.

TCH Pikerisht pra amandamenti i eurodeputetes Pack do te ishte nje plotesim i propozimeve te Parlamentit Europian

Mirel Eumlshte nje propozim interesant sepse vjen nga nje anetare e Partive Popullore Evropiane.

Ne kete takim Doris Pack aleate historike e kryeministrit Berisha dhe mike e afert e ministrit Pollo propozoi qe komisioni hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit te nise nga puna me hetimin e kutive me materialet zgjedhore ndersa hetimi per kutite me fletet e votimit te behet pas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese. Socialistet e pranuan menjehere kete amendament ndersa demokratet i thane jo.

TCH Ne raportin aktual thuhet qe ne Shqiperi nuk ka problem me ligjet por me aplikimin e tyre. Cfare mund te na thoni per kete

Mirel Besoj se opinioni yne e thote qarte se kuadri ligjor qe eshte miratuar deri tani eshte i mire mjaftueshmerisht pozitiv. Kuader i miratuar pergjate viteve te shkuara dhe jo vetem ne pak muajt e kaluar. Ceshtja tani ceshtje e rendesishme eshte zbatimi i ketij kuadri ligjor. Dhe vecanerisht ne dy fusha ku ne shpresojme dicka konkrete ne muajt qe vijne qe jane lufta kunder korrupsionit dhe kunder krimit te organizuar. Ka nje fraze shume te qarte ne opinonin tone ku ajo qe ne presim jane rezultatet konkrete ne muajt dhe vitet qe vijne.

TCH Pra mund te themi se Shqiperia nuk ka avancuar mjaftueshem ne luften kunder korrupsionit

Mirel Ne zbatimin e kuadrit ligjor. Njesoj si Mali i Zi sepse ne kemi te njejtin formulim edhe per Malin e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›