KQZ: "Partite, te japin emrat per komisionet"
Partite politike po i krijojne serish pengesa Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per pergatitjen e procesit zgjedhor. Kreu i KQZ-se, Arben Ristani u ankua dje se partite nuk po dorezojne ne kohe emrat e anetareve te komisioneve te qendrave te votimit. "Partite politike duhet te behen me pergjegjese dhe te sjellin emrat e anetareve. Do te kemi shume veshtiresi me trajnimin e tyre me keto vonesa qe po shkaktohen. Kemi shkelje te afateve ligjore dhe ne nje fare menyre po cenohet procesi", paralajmeroi Ristani. Sipas tij, anetaret e qendrave te votimit, duhet te trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me praktikat e reja te Kodit Zgjedhor. Ne te kunder do te kene probleme me ushtrimin e detyres se tyre. Probleme te shumta sipas tij, KQZ ka pasur edhe me Komisionet Zonale te Administrimit te Votave, ku partite nuk plotesojne kuoten qe 30% e anetareve te jene femra.